Berisha-Basha, dy “kuzhinierët” që po djegin PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia më e madhe opozitare vijon të çahet nën sytë e mijëra anëtarëve që janë të pafuqishëm përballë “atit dhe birit politik”, Berisha-Basha. Çfarë pritet të ndodhë në PD dhe a po tretet edhe më shumë nga vendosmëria e dy kryetarëve që shqyejnë “copën” e mbetur? Mbi zhvillimet brenda opozitës komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Në këtë pik vere, dy gjera janë të sigurta: Moti thuhet se do jetë miks, vapë e madhe dhe reshje shiu dhe nga ana tjetër PD-ja do vijojë të hajë veten me dy ose më shumë fraksionë që kafshojnë nga copa e mbetur e saj. Lulzim Basha pritet të rikthehet si kryetar i PD-së së vulës më 29 korrik, mes shumë dyyshimesh për shkelje të statutit të partisë dhe një gare pa garë të mirëfilltë. Ndërsa në “Grupin e Rithemelimit” që drejtohet nga Sali Berisha, vijojnë të bëjnë sikur besojnë se gjithçka shkon mirë dhe pas denocimeve, ndjekjes së rrugës ligjore për kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, shpresojnë që në vjeshtë të “freskohen” me ndonjë protestë, pa të cilën Berisha nuk bën dot, as Meta gjithashtu. Teksa befasitë nuk kanë vend në kampin opozitar, koha shkon dhe të trija palët, Grupimi Basha, Grupimi Berisha dhe faktori i tretë që nuk është me asnjërin, e kuptojnë më mirë se kushdo që me këtë situatë kanë të garantuar vetëm humbjen, edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Po kur e kanë të qartë se me këtë kryeneçësi Berisha-Basha, “ati dhe biri politik”, përse e mbajnë në një lloj forme peng opozitën? Fuqia e karriges së pushtetit edhe duke qenë në opozitë për ta duket më e rëndësishme se fati i qindra mijëra opozitarëve që janë thellësisht pesimistë. Janë të detyruar të “durojnë” qeverisjen që mund të mos e durojnë dot. Më shumë se te kundërshtari duhet të shohin nga vetja, por anëtarësia ndihet kaq e pafuqishme ndaj dy individëve, dikur miq të një “gjaku” e sot armiq të përbetuar që “thithin” gjakun e mbetur nga trupi i mpakur opozitar, saqë janë gati të ulin kokën e refozojnë pjesëmarrjen në votime. Braktisje e detyruar e qytetarëve të thjesht opozitarë është drama që po kalb PD-në dhe autorët që po e venë në skenë rënien e një subjekti politik që lindi si shpresë janë vetë ata që nuk heqin dorë kurrë nga kryetarllëku, pavarësisht dëmit që i kanë bërë. Duket se Idhtarët e Bashës kanë nisur të besojnë se ai do rikthehet me ide të qarta, më i fuqsishëm se kurrë, e madje është ai që do mposhtë “trekëndëshin e Bermudës”, treshën ‘Rama-Berisha-Meta’-sikundër i ka cilësuar Basha. Në këtë ëndërr vere, PD do vijojë të vegjetojë pa e kuptuar se koha ikën dhe demokratizimi i saj nuk po vjen. Si Berisha ashtu edhe Basha janë të vetmit që në 32 vite jetë të kësaj force politike kanë zëvendësuar me marrëveshje njëri-tjetrin në krye të partisë. Që të dy kanë njohur humbje të thella, e po të dy pasi copëzuan krijesën e tyre politike, shqyejnë ende mbetjet, pa i dhanë mundësinë askujt që të fusë një frymë të re aty. A po tretet edhe më shumë PD? Mbi zhvillimet në në kampin opozitar komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Erald Shulla.

Të fundit

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Edicioni i katërt i “Big Brother Albania VIP” nisi zyrtarisht dhe banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme...

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore...

Si mund të ndalet shpopullimi i një vendi? Shembulli që vjen nga Suedia

Sipas një studimi të Universitetit Umeå mbi tendencat historike, ka ende një hendek midis rritjes demografike të bashkive të kryeqytetit të rajoneve veriore dhe...

Një ditë përpara protestës, Berisha bën thirrjen e veçantë

Vetëm një ditë para protestës së ardhshme të opozitës në Tiranë, e cila do të zhvillohet sërish në formën e një marshimi në rrugët...

Presidenti Begaj në Mirditë: Formalizohet binjakëzimi me komunën arbëreshe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo...

Lajme të tjera

Web TV