“Çmenduri” në Tiranë/ Biletat për koncertin e Enrique Iglesias arrijnë deri në 2 mijë €

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta, për të gjithë ata që duan të përjetojnë një përvojë unike.

Teksa në Shqipëri po shtohen artistët që japin koncerte, çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale.

Në datën 30 qershor do të zhvillohet koncerti i këngëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej, në kuadër të javë spanjolle të kulturës.

Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.

Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i  biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro (900/4).

Rekordin e mban paketa Vip Gold zona A, me 2 mijë euro, që ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 6 persona, dy shishe alkool (përjashtuar shampanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për person arrin në rreth 330 euro.

Me përjashtim të biletave në rreshtin e fundit prej 28 euro, çmimet e tjera janë të njëjtat me ato që kanë artistët e tjerë në botë, ku minimalisht fillon nga 60-80 euro/dollarë dhe arrin në 400 euro për vendet afër skenës.

Psh, një biletë për koncertin e ardhshëm të Taylor Swift në Melburn të Australisë kushton sipas mediave midis 80 dhe 380 dollarë. Ajo ofron gjithashtu “paketa VIP” që kushtojnë 350 deri në 1249 dollarë, që përfshijnë postera, xhingla dhe një çantë – përveç një bilete. Në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë nga 95 paund.

Lexo edhe :  "Në publik po serviret një manipulim"/ Maya reagon pas konfliktit viral me bashkëshortin

Për koncertin e Beyoncé në Londër, biletat për shfaqjen fillojnë nga 89,00 dollarë për vendet e fundit deri në 1000 dollarë/biletë. Në Paris kushtojnë mesatarisht 103 dollarë.

Biletat nuk shiten aq shpejt

Ndërsa shfaqjet e artistëve në botë shiten menjëherë pavarësisht  çmimit të shtrenjtë, -dhe në tregun e rishitjes arrijnë edhe mbi 10 mijë euro për shkak të kërkesës së lartë, – në Shqipëri biletat e shtrenjta duket se stepin dashamirësit e muzikës. Një ditë përpara koncertit në faqen e bkstage.io/, që shet bileta online për koncertin e Enrique Iglesias kishte bileta të disponueshme për tu blerë në të gjitha zonat. Psh, për zonën Vip Gold B2, që kushton 800 euro ka akoma 40 bileta të vlefshme. Për VIp Gold Zone A, që kushton 2000 euro ka 10 bileta të vlefshme. Për Vip Gold Zone B, që kushton 900 euro ka 39 bileta të vlefshme, sipas faqes bkstage.io/.

Çmimet e Enrique Iglesias janë shumë më të shtrenjta sesa të këngëtares shqiptare Elvana Gjata, që i kishte mesatarisht 2-2500 lekë (rreth 20 euro) deri në 10 mijë lekë (rreth 90 euro) për zonat VIP, teksa kjo e fundit arriti që të mbushte një stadium të tërë./monitor

Të fundit

Ja identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, shkrimtar i njohur në Sllovaki

Zbardhet identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, Robert Fico, dhe bëhet fjalë për Juraj Cintula, një shkrimtar i...

Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak/Rama: I tronditur, uroj shërim të shpejtë

Reagim i kryeministrit Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh...

Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e Ballës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS duke theksuar se informacionet që...

Pse euro mund të vazhdojë të dobësohet kundrejt dollarit?

Euro, që shërben si monedhë zyrtare për 20 anëtarë të Bashkimit Europian, ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm kundrejt dollarit amerikan, duke rënë rreth...

Vota “online” e diasporës, reagon juristja Gjikondi dhe zbulon se si arrihet

Juristja Brizida Gjikondi thotë se nëse ka vullnet politik, është e mundur të arrihet që në zgjedhjet e vitit 2025, të mundësohet vota e...

Lajme të tjera

Web TV