Tërmet në industrinë ushqimore/OBSH pritet të shpallë kancerogjen ëmbëlsuesin artificial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm në botë do të shpallet kancerogjen muajin e ardhshëm nga OBSH, sipas dy burimeve me njohuri mbi procesin, raporton Reuters.

Kjo do të trondisë fort industrinë ushqimore, e cila e përdor gjerësisht këtë lloj ëmbëlsuesi.

Aspartame, e përdorur në produkte të ndryshme, nga pijet e gazuara dietike Coca-Cola deri te çamçakëzët Extra të Mars dhe disa pije Snapple, do të klasifikohet në korrik si “kancerogjen për njerëzit” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), pjesë e OBSH-së, por që merret kryesisht me kërkimet për kancerin, raporton Reuters, përcjell AlbEu.com.

Vendimi i IARC, i finalizuar në fillim të këtij muaji pas një takimi të ekspertëve të jashtëm të grupit, synon të vlerësojë nëse ky produkt është një rrezik i mundshëm apo jo, bazuar në të gjitha provat e publikuara.

Kategorizimi si “kancerogjen” nuk merr pastaj parasysh nëse konsumohet pak apo shumë nga ky ëmbëlsues pasi cilësohet i rrezikshëm në çdo sasi.

Vendime të ngjashme të IARC në të kaluarën për substanca të ndryshme kanë ngritur shqetësime tek konsumatorët për përdorimin e tyre duke çuar në padi dhe presion ndaj prodhuesve që të rikrijojnë receta alternative.

Kjo ka çuar në kritika nga industria ushqimore se vlerësimet e IARC mund të jenë konfuze për publikun.

JECFA, komiteti i OBSH-së për aditivët, po rishikon gjithashtu përdorimin e aspartamit këtë vit. Mbledhja e saj filloi në fund të qershorit dhe do të shpallë gjetjet e saj në të njëjtën ditë kur IARC bën publik vendimin e saj – më 14 korrik.

Të fundit

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht...

COVID po i bën gratë të plaken më shpejt se burrat/ Ja çfarë zbuloi studimi!

Infeksioni COVID-19 duket se shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut të grave, duke rritur potencialisht rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gratë e infektuara...

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

“Vende të treta të sigurta” në ligjin gjerman dhe evropian të azilit i referohen vendeve ku, sipas vlerësimit të qeverisë gjermane ose Komisionit Evropian,...

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024....

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

Lajme të tjera

Web TV