“Do dalë nga moda tepsia e kazani”/ Ç’po paralajmëron Lapaj: Do jetë një rrugëtim i hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Adriatik Lapaj komentoi situatën politike në vend.

Gjatë bisedës në studion e Neës 24, Lapaj tha se më në fund Shqipëria do të ketë një grupim njerëzish që do ta orientojë interesin tek qytetarët.

Do të jetë një rrugëtim qytetar i hapur”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se në 14 maj qytetarët dënuan opozitën e vendit dhe treguan se ky vend ka nevojë për qarkullim elitash.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se në këtë botë janë të zëvendësueshëm. Unë do të sjell tjetër model që bazohet tek parimet, që nuk flet më për individët, por për rregullat dhe ligji. Mua nuk më impresionon pushteti, por duhet të kuptojmë se nga një qeveri në një qeveri ka shkuar keq dhe më keq. Si qytetarët që janë me PS, ata që janë pa parti, ata që presin të ikin, të gjithë kanë interes që në këtë vend të vendoset një sistem që garanton garën.

Të gjithëve u duhet një sistem të ketë referendume të kontrollojnë qeverisjet dhe do të arrihet duke i bashkuar njerëzit dhe duke i udhëhequr drejt këtyre parimeve”, tha ai, duke shtuar:

“Nuk po i them njerëzve më voto mua, unë po them vendosim rregullat dhe në garë të votojnë kë të duan. Do të dalë nga moda debati i tepsive dhe i kazanëve. Do të jetë një lëvizje e madhe qytetare intelektualësh dhe jo vetëm dhe do të jetë një emër shumë i bukur”.

 

Të fundit

Veliaj reagon nga qelia: Ols Dado ‘vrasës me pagesë’ për llogari të Sali fundërrinës

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit...

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 26 parti politike, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë. Tashmë...

“E dua, por e lashë të lirë”/Rozana rrëfehet ndarjen nga partneri: Meriton të bëhet prind

Kur Rozana u fut në Big Brother, pranoi se kishte patur një vit të mbushur me suksese profesionale, por me tronditje të mëdha përsa...

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë një takimi me diasporën në...

Lajme të tjera

Web TV