“PD alternativa qeverisëse”/Basha: Modeli ynë ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka vijuar sot fushatën për kreun e ri të Partisë Demokratike me takime në njësinë nr.2 në kryeqytet.

Basha u shpreh se PD duhet të kthehet në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë, ndërsa shtoi se fokusi i platformës së tij është rikthimi i besimit të shqiptarëve te vota.

Ai deklaroi se modeli i qeverisjes duhet të ketë në fokus shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve.

Postimi i plotë:
Fokusi i platformës tonë për ndryshim është tek e ardhmja, për t’u kthyer shqiptarëve besimin te vota dhe politika dhe për ta kthyer Partinë Demokratike në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.

Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve.

Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:
Listat e hapura;
Vetting-un e politikanëve;
Votën e diasporës;
Kufizimin e mandateteve.

Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, duke i dhënë çdo shqiptari fuqinë për të ndërtuar të ardhmen që meriton!

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV