Shpallen fituesit e çmimeve/ Cilat janë aeroportet më të mira për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI Europe), ka vlerësuar aeroportet më të mira në botë për vitin 2023.

Aeroporti Alicante i Spanjës është cilësuar si aeroporti më i mirë i aksesueshëm, veçanërisht për shkak të angazhimit të tij për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme për pasagjerët me aftësi të kufizuara.

Ky çmim e vendos aeroportin e Spanjës si një pikë referimi për aeroportet e tjera që duhet të ofrojnë akses të plotë dhe pa pengesa për udhëtarët.

Aeroporti i Pragës u vlerësua me çmimin e Transformimit Digjital.

Ky çmim njeh arritjet shembullore të Aeroportit të Pragës në përqafimin e digjitalizimit, por gjithashtu thekson përkushtimin e aeroportit për të rritur sigurinë, kapacitetin, efikasitetin dhe qëllimet e qëndrueshmërisë së industrisë së aviacionit.

Aeroporti i Bolonjës ka fituar çmimin e Ekselencës në Burimet Njerëzore.

Aeroporti i Bolonjës u dallua si fitues në këtë kategori, duke i lënë përshtypje gjyqtarëve me përafrimin e tij shembullor midis strategjisë së tij të menaxhimit njerëzor dhe strategjisë së biznesit, pasi krijon një sinergji pozitive midis të dyjave.

Ky çmim nxjerr në pah përkushtimin e bordit drejtues të aeroportit të Bolonjës në krijimin e një fryme pozitive pune, rritjen e profesionalizmit dhe stabilitetin e punonjësve.

Çmimi i Partnerit të Biznesit Botëror i është dhënë kompanisë “Smiths Detection”

“ACI Europe World Business Partner Aëard” ka vlerësuar “Smiths” Detection për angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributet e jashtëzakonshme në industrinë e aviacionit. Partneriteti me këtë kompani ka sjellë një ndikim të rëndësishëm në praktikat e sigurisë së aviacionit dhe ka ndihmuar në përmirësimin e sistemeve të sigurisë.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve vlerësoi edhe aeroportin e Milanos, Helsinkit, Athinës, Fiumicinos dhe Madaerias për fluksin e udhëtarëve që kanë pasu

Të fundit

Tiranë/ Vdes 63-vjeçari Italian 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV