Edhe Steven Gerrard në Arabinë Saudite. Ish-kapiteni historik i Liverpoolit, është emëruar trajneri i ri i Al Ettifaq, skuadër që garon në elitën e futbollit saudit.
43-vjeçari deklaroi rreth 2 javë më parë se kishte refuzuar ofertën e drejtuesve të Al Ettifaq. Ndërkohë që sot ka ardhur zyrtarizimi si trajneri i Al Ettifaq.
Kjo do të jetë aventura e tretë si trajner për ish-mesfushorin e madh anglez. I cili më parë ka drejtuar Rangers (Skoci) dhe Aston Villa-n në Premier League.
Skuadrën nga Birmingami, Gerrard e drejtoi në periudhën nëntor 2021-tetor 2022. Ndërkohë që me Rangers fitoi titullin kampion.
Where legends are found ❤️💚
We’re thrilled to announce Steven Gerrard is our new head coach ✍️#GerrardEttifaqi pic.twitter.com/hgeHl1Djnu
— Ettifaq Club (@Ettifaq_EN) July 3, 2023