“Është dënim me vdekje për njerëzit”/ Bota shënon ditën më të nxehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë të hënën ndërsa temperaturat u rritën në të gjithë globin, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat Kombëtare të SHBA për Parashikimin e Mjedisit (NCEP). Organi qeveritar i SHBA tha se regjistroi një temperaturë mesatare globale prej 17.01 gradë Celsius (62.62 F) të hënën.

Kjo tejkalon nivelin më të lartë të mëparshëm prej 16.92 gradë Celsius (62.46 F) nga gushti 2016.

“Ky nuk është një moment historik që duhet të festojmë,” tha të martën shkencëtarja klimatike Friederike Otto.

“Është një dënim me vdekje për njerëzit dhe ekosistemet.”, shtoi shkencëtarja. Paralajmërimi vjen pasi shumë shtete jugore të SHBA-së mbeten nën kontrollin e të nxehtit ekstrem ditët e fundit.

Corpus Christi, një qytet në Teksas, regjistroi një temperaturë rekord në qershor prej 51 gradë Celsius (125F). Temperatura të ngjashme janë regjistruar edhe në Oklahoma, Arkansas, Misuri dhe Luiziana.

Ndërkohë, Kina ka parë një valë të zgjatur të nxehti, gjatë së cilës Pekini përjetoi pothuajse dhjetë ditë rresht ku temperaturat kaluan 35 gradë Celsius (95F). Disa rajone në Afrikën e Veriut regjistruan temperatura që i afroheshin 50 gradë Celsius (122F).

Edhe Antarktida, e cila aktualisht është në dimër, kohët e fundit përjetoi temperatura relativisht të buta prej 8.7 gradë Celsius (47.6F), duke thyer rekordin e saj të korrikut.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, së bashku me një model të fortë të motit të ngrohtë të El Nino, janë përgjegjës për temperaturat jashtëzakonisht të larta – dhe se do të ketë më shumë.

Zeke Hausfather, një studiues në grupin e analizës së të dhënave të temperaturës së tokës në Berkeley, tha në një deklaratë për Reuters se anomalia e vazhdueshme e motit është “vetëm e para në një seri rekordesh të reja këtë vit”.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV