Shqipëria, sërish një nga destinacionet e preferuara të britanikëve, lirë edhe afër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Express: Destinacioni pak i njohur “Maldivet e Europës” është i lirë dhe tre orë larg nga Britania e Madhe

Ksamili, në Shqipëri, është kthyer në një destinacion të preferuar, për ata që kërkojnë pushime përrallore, pa udhëtuar gjatë.

Turistët britanikë, që kërkojnë një vend idilik në Maldive, por nuk duan të bëjnë fluturime të gjata, nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria.

Fshati pak i njohur i Ksamilit, njihet tashmë si “Maldivet e Europës”.

Liqeni i Butrintit dhe ishulli i Korfuzit në sfond

Njerëzit, që kërkojnë ujëra të pastër kristal dhe rërë të bardhë, mund të mbërrijnë në vendpushim pas një fluturimi të shkurtër tre-orësh.

Fshati është quajtur një “parajsë” në të kaluarën dhe ndodhet shumë pranë ishullit grek të Korfuzit, të cilin njerëzit mund ta shohin nga bregu.

Vizitorët e mundshëm, mund të zgjedhin nga dhjetëra hotele të vogla, apartamente dhe bujtina për të qëndruar, me shumë plazhe mahnitëse pranë.

Plazhi më i njohur i arkipelagut, është plazhi i Ksamilit, i cili ka ujëra të thellë blu, rrethuar nga pemë dhe shkurre të gjelbëruara.

Aktivitetet e njohura në plazhe përfshijnë snorkeling, not dhe relaksim.

Guidat turistike, e kanë cilësuar plazhin e Ksamilit si “thjesht plazhin më të bukur në Shqipëri”.

Ata, që nuk janë të interesuar për pushime në plazh, mund të shijojnë veçoritë e tjera të arkipelagut, duke përfshirë një lagunë kripe në liqenin e Butrintit, shpellën e Kreshmoit dhe qytetin e Gjirokastrës, vend i Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.

Shpella e Kreshmoit

Vizitorët kanë dhënë komente pozitive për Ksamilin; dhjetëra njerëz i kanë dhënë fshatit pesë yje në platformën TripAdvisor.

Një turist vuri në dukje se, plazhi të bën të “ndihesh si mbret, edhe nëse nuk je”.

Komente të tjera shkruajnë: “Vend i mrekullueshëm, ushqimi është i mrekullueshëm, njerëzit janë të sjellshëm dhe deti është i pastër.”

Lexo edhe :  Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

“Është bukur të paguash çmime të drejta për shezlong, nga 5 deri në 10 € për gjithë ditën.”

“Shkoni herët në plazh, përndryshe vështirë se mund të gjesh një vend.”

Një tjetër vizitor i kënaqur tha: “Plazhi ishte plot jetë dhe muzikë. Uji ishte shumë i pastër. Familjet po laheshin në det.” / Express

Të fundit

A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre...

Grusht shteti në Honduras: Presidenti Zelaya rrëzohet nga pushteti

28 qershor 2009 Më 28 qershor 2009, presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, duke shënuar fillimin e një krize...

FOTO HISTORIKE/ Fillimet e një gjeniu të muzikës shqiptare, Prenk Jakova

Në foto Prenk Jakova së bashku me vëllain e tij,Dedën, më 1920. Më 27 qershor 1917, ne qytetin e Shkodrës lindi Prenk Jakova, një nga...

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin më të thellë: kodin tonë...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Lajme të tjera

Web TV