VENDIMI/ Qeveria “zhduk” agjencitë funerale nga qendrat e qyteteve: 6 muaj kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime të reja në vendimin për miratimin e rregullores për administrimin dhe funksionimin e varresaze në territorin e Shqipërisë.

Në mbledhjen e fundit, KM vendosi këtë të mërkurë se agjencitë funarale do të vendosen , larg qendrave të qyteteve dhe do të licensohen nga bashkitë përkatëse për ushtrimin e aktivitetit funeral.

Bashkitë do të kontrollojnë agjencitë e shërbimit funeral për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Në vendim thuhet se këto agjenci duhet t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret e vendosura brenda afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga bashkitë e tyre, në të kundërt ato nuk do të licensohen.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. Pas pikës 21, të nenit 3, shtohet pika 22, me këtë përmbajtje:

“22. “Shtëpi funerale” është ambienti i padukshëm nga jashtë, i cili shërben si shtëpi pritjeje për kryerjen e ritualeve të lamtumirës dhe riteve të tjera në nderim të personave të vdekur.”.

  1. Në nenin 36 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Fjalia e parë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Agjencitë e shërbimit funeral licencohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në drejtim të: …”.

  1. b) Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.”.

  1. Në nenin 39 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
Lexo edhe :  Rama ndan pamje nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin

“3. Agjencitë dhe shtëpitë funerale duhet të zhvillojnë aktivitetin, si: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin, brenda ambienteve të miratuara dhe që janë jo të dukshëm nga jashtë.”.

  1. b) Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:

“5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kontrollojnë agjencitë e shërbimit funeral dhe shtëpitë funerale për plotësimin dhe respektimin e kushteve e të kritereve për ushtrimin e aktivitetit të tyre, të parashikuara në këtë vendim dhe në rregullat e vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, lidhur me kapacitetet tekinke dhe burimet njerëzore.”.

  1. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
  2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
  3. Agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim,  brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  4. Nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.
  5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV