Botuesja Dudaj në podcast me Ramën: Nuk i kushtohet rëndësi aktiviteteve për librin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botuesja Arlinda Dudaj ka qenë e ftuara e radhës në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama.

Në këtë podcast Botuesja Dudaj ka folur për lidhjen e saj me librin, historinë se si e nisi hapjen e shtëpisë botuese në moshën 22-vjeçare, librat më të shitur, por edhe për shoqërinë e saj të hershme me kreun e qeverisë.

Madje, botuesja tregoi edhe se emrin shkurt ‘Arlo’, ia ka vendosur kryeministri Edi Rama prej vitesh.

“Jam e nderuar që jam pjesë e këtij podcasti. Pavarësisht se siç e the njihemi prej vitesh dhe atë emrin ‘’Arlo’’, të shkruar A-R-L-O e kam prej teje”, tha Dudaj.

23 vite nga hapja e shtëpisë botuese, Dudaj tregon se e nisi punën që në vitin 2001, por gjithçka sipas saj nisi si lojë. Ajo tregon në podcast se që e vogël kishte një lidhje shumë të ngushtë me librin dhe leximin, e nxitur më shumë nga gjyshi i saj.

Përveç përmbledhjeve të shkurtra për librat që lexnte, Dudaj thotë se para se të mbaronte universitetin secili nga studentët përkthehu nga një tregim dhe profesori i atëhershëm u që ta bënin një libër. Këtu nisi rrugëtimi i saj në botën e librave, për t’u bërë sot një ndër botueset më të rëndësishme në tregun shqiptar.

“Isha 22 vjeç, por ndërkohë, në momentin qe e nisa, e kam nisur si lojë. Ka qenë komplet, komplet një lojë, por këtu nuk dua të them që unë s’kisha lidhje me librin. Me librin kisha shumë lidhje sepse e kam nisur shumë herët leximin. (…)

Unë isha në universitet dhe bëmë një projekt të fundit para se diplomoheshim, kam mbaruar përkthim-interpretim në gjermanisht, dhe ne bëmë, secili nga ne përkthehu nga një tregim dhe profesori i atëhershëm na tha që ta bënim një libër. Dhe si me thënë, u futa, u përfshiva në këtë proces, sepse të qenurit botues nuk ka qenë profesion”, tha Dudaj.

E pyetur nga kryeministri Edi Rama se përse në vendin tonë nuk ka më shumë aktivitete të librit dhe se a duhet të bëjë qeveria diçka më shumë, botuesja Dudaj thotë se ka dy arsye. E para se sipas saj problemi kryesor i shqiptarëve është të mos bëhen bashkë dhe e dyta se sipas saj qeveria ndërmerr aktivitete kulturore, por pika e dobët mbetet tek libri.

“Gjithmonë kam një pyetje, pse nuk kemi më shumë aktivitete të librit që të jenë aktivitete jo thjesht promovimi i librit nga një botues, por festivale të librit, apo ky është faji i qeverisë? Duhet të bëjë qeveria diçka më shumë?”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”/ Një shfaqje për familjen!

“E dyta, tani këtu hyn qeveria. Në këtë aspekt nuk është se unë mendoj që ndodhin gjëra kulturore në Shqipëri, por tek libri unë mendoj që është pak, është një pikë e dobët dhe ndoshta është edhe faji ynë”, tha Dudaj.

Por, kreu i qeverisë thotë se në këtë pikë duhet te futet edhe roli i Bashkive, të cilat sipas tij duhet të organizojnë më shumë festivale të poezisë shqipe, apo të librit, ku mund të jepen edhe çmime. Rama u ndal edhe aplikacioni TEA, i cili u ofron shqiptarëve dhe turistëve të huaj që të shikojnë falas aktivitetet që mund të ndjekin në çdo cep të Shqipërisë.

“Tani po merr një formë edhe më të strukturuar, tani është edhe aplikacion, TEA. Është falas për çdokënd që e shkarkon dhe të jep informacione në mënyrë konstante, çfarë po ndodh aktualisht, apo çfarë ndodh javën e ardhshme apo muajt e ardhshëm, rreth e rrotull teje apo në një vend tjetër të Shqipërisë.

I ka edhe me kategori , ku ka art, ku ka këtë, atë dhe këtu luajnë një rol bashkitë, por këtu duhet të stimulojmë edhe bashkitë që të kemi çmime, të kemi festivale, një festival po themi të poezisë shqipe, një festival po themi të librit për fëmijë, një çmim të autorëve X, një trofe të autorit Y, gjëra që…”, tha Rama.

Në fund, Rama lajmëron që po punohet me Bashkinë e Tiranës për një qendër të re panairesh, pasi sipas tij sipërfaqja në Pallatin e Kongreseve nuk është e mjaftueshme. Kjo qendër do të jetë gati pas disa vitesh.

“Kanë filluar tani të punojnë për një qendër të re panairesh me Bashkinë e Tiranës sepse realisht Pallati i Kongreseve është nga halli, një sipërfaqe nga halli. Ka arritur i ka mbuluar nevojat sa ka mundur, por është e lodhur dhe po punojmë për një qendër panairesh dhe jo vetëm për libri, por edhe për shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë. Nuk është një gjë që do ndodhë nesër, por besoj brenda ca vitesh do kemi një qendër panairesh”, tha Rama.

Të fundit

Nostalgji: Kartolinat, lodrat dhe dekori i pemës së vitit të ri në komunizëm

Disa letra me ngjyra, të lidhura mes tyre, vareshin nëpër mure dhe në pemën e vitit të ri. Copëra...

Muriqan/ Tre kg kokainë në tavanin e furgonit, Policia Kufitare arreston lushnjarin

  Policia Kufitare ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, që vinte nga Gjermania. Pas kontrollit të ushtruar në mjetin tip furgon që drejtohej...

Malësi e Madhe/ Përplaset me makinë një 47-vjeçar, dërgohet në spital

Një 47-vjeçar është përplaset nga makina që drejtohej nga një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në fshatin Alijaj, Bajzë të Malësisë e Madhe. Si pasojë...

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

  Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet...

Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Një hapësirë publike e rikthyer në funksion të qytetarëve Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV