Sezoni turistik, siguria në plazh problem për pushuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse sezoni  turistik është çelur që në muajin qershor , siguria në plazhe ende mbetet një shqetësim madhor për pushuesit e Darëzezës ne Fier. Viktima e parë e ketij sezoni turistik ne mbremjen e djeshme në plazhin e Pishporos ka bërë që pushuesit të apelojne njëzeëri për më shumë vëmendje nga ana e institucioneve perkatese.

Siguria ne plazhe me sa duket nuk ka qene mjaftueshëm alarmante për instancat përkatese pasi edhe sinjalistika paralajmëruese per pushuesit në det ende mungon.

Sipas rojeve bregdetare edhe pse hapesirat e plazheve publike jane nën vëzhgimin e vrojtuesve dhe kujdesi qe tregohet është maksimal per te shmangur cdo fatkeqesi te mundshme, orari i tyre zyrtar eshte deri në orën 18:00. Pas ketij orari , kur ende shumë pushues që frekuentojne bregdetin deri ne oret e vona , rojet bregdetare mungojne ndaj apelojne per vemendje te shtuar nga vete pushuesit sidomos për prindërit, të cilet duhet te jene vigjilente per femijet e tyre.

Edhe vete pushuesit ndihen të pasigurte dhe kërkojnë më shume vemendje per sigurine ne plazhe, teksa theksojne se dhe pastertia ne hapesirat publike le shume per te deshiruar.

Darëzeza vijon te mbetet nje nder destinacionet me te frekuentuara nga pushuesit fierake e jo vetem , ndaj dhe permiresimi i te gjitha sherbimeve eshte domosdoshmeri urgjente.

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV