Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesidtën e sotme në Fier. Një 38-vjeçar, në gjendje depresioni, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi I. B., 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.