Plazhet më të bukura të Europës për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilado qofshin shijet tuaja, Europa i ka të gjitha.

Nga brigjet e egra dhe të rrëmbyera nga era të bregdetit të Atlantikut, deri te gjiret arktike të rrethuara nga malet malet, ku balenat ngrenë bishtin, te limanet me diell dhe të izoluar të Italisë dhe Greqisë, në vazhdim do të lexoni për më të mirat e bregdetit europian.

Plazhi Haukland, Norvegji

Duke u ngritur nga deti i Norvegjisë si shtylla kurrizore e një dragoi, arkipelagu Lofoten në brigjet veriperëndimore të Norvegjisë, është një ëndërr arktike, qoftë i parë në dritën e diellit të mesnatës, apo nën aurora borealis në dimër.

Plazhi Haukland është përrallor, me maja të mprehta graniti, që ngrihen mbi rërën e butë dhe detin ngjyrë zafiri. Uji është i ftohtë (asnjëherë nuk i kalon 15°C), por mezi do të prisni të zhyteni në të.

Cala Goloritzè, Sardenjë

Bregdeti lindor i Sardenjës, Gjiri i Oroseit, është një ishull me bukuri të jashtëzakonshme, por pak plazhe janë aq të mahnitshëm sa Cala Goloritzè, me guralecat e bardhë si bora, duke i lënë vendin një deti blu kristal.

Shkëmbinjtë gëlqerorë shtrihen në mënyrë dramatike mbi gji, ashtu si mali Caroddi, 148 metra i lartë, shumë i dashur nga alpinistët. Mund të arrihet me varkë ose me shtegun Cala Goloritzè.

Plage de Palombaggia, Korsikë

Në Korsikën juglindore, Plage de Palombaggia i magjeps turistët, me vijën e gjatë bregdetare me rërën e pastër dhe të butë, që zhytet në ujërat e kaltra.

I rrethuar nga pisha aromatike dhe kodra të pyllëzuara, që kumbojnë nga kënga e gjinkallave në perëndim të diellit, dhe me pamje nga Îles Cerbicale, ky mund të jetë plazhi i ëndrrave më të bukura mesdhetare.

Platja Illetes, Spanjë

Me shtrirjen e gjatë të rërës së verdhë dhe ujërave të pastra blu, Platja Illetes e Formentera është një parajsë e pacenuar.

Plazhi shtrihet në perëndim të gadishullit të hollë të Trucador dhe në det të hapur, janë dy illet (ishujt), Pouet dhe Rodona, të cilat i japin plazhit emrin e tij.

Gjiri Barafundle, Uells

Një shëtitje e freskët mbi shkëmbinjtë e gjelbëruar përgjatë shtegut bregdetar të Pembrokeshire, çon në gjirin Barafundle, një gji në formë harku i rrethuar nga dunat dhe që hapet butësisht mbi ujërat e pastër kristal.

Ky gji shpesh kryeson listat e plazheve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe nëse shmangni fundjavat e ngarkuara në verë, do të ndjeni magjinë e tij.

Lexo edhe :  Balerina e njohur shqiptare në pritje te embël,

Praia da Arrifana, Portugali

Në bregun perëndimor të Algarve, turmat e turistëvej anë të pakta dhe valët e Atlantikut janë të jashtëzakonshme. Praia da Arrifana, e rrethuar nga shkëmbinj, është një gjysmëhënë e artë mahnitëse, me një kështjellë të rrënuar, një restorant buzë plazhit dhe me mundësi për të bërë sërf.

Për një përvojë të ngjashme, shkoni në jug në lagunën e Praia da Bordeira, ku dunat bien në detin që shkëlqen.

Cala Macarella, Menorca

Një hyrje e vogël në bregun jugperëndimor të Menorca, Cala Macarella është një plazh fantastik, me rërë të bardhë dhe ujëra të kaltra.

I vendosur mes shkëmbinjve të mbushur me pisha dhe lisa, gjiri në formë patkoi mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë.

Në verë është tepër i mbushur me njerëz, kështu që është mirë të caktoni kohën e duhuri duke mbërritur herët ose vonëi ose duke e vizituar jashtë periudhës së pikut.

Plazhi Navagio, Greqi

Plazhi i Greqisë Navagio në Zakynthos, ka marrë pseudonimin prozaik si Plazhit të Anijes së Fundosur (Shipwreck Beach).

Me shkëmbinjtë e lartë, që ngrihen mbi një hark të përsosur rëre dhe një det kaq blu sa duket i pavërtetë, kjo parajsë plazhi nuk është sekret.

Por, nëse e shmangni sezonin e pikut, ia vlen të shkoni atje me varkë, dhe do të magjepseni nga bukuria e tij.

Île de Porquerolles, Francë

Ishulli pa makina i Île de Porquerolles, në brigjet e Hyères, është një vizitë e këndshme në Côte d’Azur, me kusht që të arrini të shmangni diellin në mes të verës.

Vizitojeni jashtë sezonit, për të ndier vërtet dashurinë për këtë plazh në formë gjysmëhëne, me rërë të bardhë si perlë, i rrethuar nga pemët me pisha dhe eukalipt.

Rauðasandur, Islandë

I vendosur në gadishullin Látrabjarg në Westfjords e largëta të Islandës, dhe i arritshëm nëpërmjet një rruge malore gjarpëruese, Rauðasandur është një plazh i gjerë, bosh dhe jashtëzakonisht i bukur.

I formuar nga guaska të grimcuara, rëra bën kontrast me shkëmbinjtë e errët. Nëse ecni nëpër shkëmbinjtë e Látrabjarg, kini kujdes nga zogjtë e detit dhe fokat. Në ditët e kthjellëta, mund të shihet vullkani i ngrirë Snæfellsjökull. / Lonely Planet

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV