Pushuesit në mëshirë të fatit, plazhet me kulla vrojtimi pa roje bregdetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda një jave 3 persona , babai dhe djemtë 13 e 15 vjeç  humbën jetën në ujë teksa notonin në plazhin Vilë Bashtovë si pasojë e mungesës së vrojtuesit të plazhit.

Fatmirësisht nuk pati të njëjtin fat  një tjetër person që u shpëtua nga pushuesit në plazhin e Tales në Lezhë, ku edhe këtu mungonte roja bregdetare.

Fiks Fare e ka trajtuar disa herë problematikën e mungesës së vrojtuesve dhe kullave të vrojtimit në plazhe publike dhe private, ku sipas vendimit Nr. 171, datë 27.3.2019 “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” në Neni 7-8 tregojnë të gjitha kushtet dhe masat e sigurisë që duhet të ketë një stacion plazhi dhe vrojtuesit e plazhit.

Këtë herë Fiks Fare kreu një vëzhgim në vijën bregdetare në Durrës-Golem, Divjakë, Shëngjin, Velipojë, dhe Tale-Lezhë për të parë sesa respektohen masat e sigurisë në kulla vrojtimi nga vrojtuesit e plazhit. Fillimisht vëzhgimi  nisi në qytetin e Durrësit, nga vendi i quajtur si ish Kavaleshenca për në drejtim të Golemit. Ku në  11 kulla vrojtimi u gjet vetëm 1 vrojtues plazhi në një pikë vrojtimi. Ai thotë se i ka të gjitha pajisjet që i nevojitet  një roje bregdetare, por për momentin nuk i ka me vete. Pushuesit në Durrës reagojnë se ka patur rastë që janë ndodhur në vështirësi dhe kanë arritur të dalin vetë nga situata ,sepse nuk i ka parë njeri. Pushues të tjerë thonë se në kulla vrojtimi prej 7 ditësh nuk kanë parë asnjë vrojtues.

Në vijën bregdetare të Divjakës  ka kulla vrojtimi, por nuk ka vrojtues, ndërsa në hapësirat private ka pika vrojtimi ka edhe vrojtues.

Lexo edhe :  Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, të tjerët s'kanë as mustaqe

Në vijën bregdetare të Shëngjinit ku në 3.4 km janë  12 kulla vrojtimi pa asnjë vrojtues plazhi. Grupi i xhirimit të Fiks-it teksa ecin në breg u ndeshën me dy vrojtues me uniforma të cilët thonë se pajisjet i kanë, por në  momentin  e intervistës ishin në orarin e drekës, pra ora 13:00. Po kush i zëvendëson ata kur janë në pushim, apo njerëzit nuk lahen në atë orar?

Në Velipojë ajo çfarë u vu re ishte fakti kishte 2 kulla vrojtimi në gjithë vijën bregdetare, pa vrojtues. Ndërkohë që Fiksi hasi në dy pika vrojtimi që kishin vetëm një shtyllë me flamujt të kuq, pa vrojtues. Flamujt ishin të grisur dhe sipas pushuesve kishin mbi 20 vjet që ishin në atë gjendje.

Fiks Fare i dërgoi një kërkesë për informacion Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ku pyeti në lidhje me respektimin e kushteve të sigurisë që duhet të kenë kullat e vrojtimit, gjithashtu vendosi në dijeni institucionin në lidhje me shkeljet që Fiksi kishte konstatuar në vëzhgim. Agjencia Kombëtare e Bregdetit në përgjigje të saj thotë se informacioni është i paqartë dhe se AKB bazuar në VKM 569/2019, ushtron kontrolle nëpërmjet Agjencive Rajonale të Bregdetit dhe deri në këto momente janë kryer në total 182 inspektime në stacionet e plazhit, ku 29 prej tyre jane riinspektime për verifikimin e korigjimit të shkeljeve të konstatuara përgjatë vijës bregdetare.

Por nga të gjitha këto çfarë shkruan AKB-ja , flasin vetë pamjet që Fiks Fare solli. Pra siguria e pushuesve në plazhe në mëshirë të fatit.

Të fundit

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar...

Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në...

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë janë mbledhur në...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

“Shpresoj të kem marrë një mësim këtë herë”,reagon Egli Tako:Nuk jam në spital psikiatrik

Ish banorja e Big Brother VIP Egli Tako ka reaguar në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku ka shpjeguar...

Lajme të tjera

Web TV