“Shkakton mbytje, mungesë të frymëmarrjes”/Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
I ftuar në emisionin “Wake Up”, kreu i urgjencës kombëtare ka treguar se si të menaxhojmë temperaturat e larta që shkaktohen nga i nxehti afrikan.

Ai shprehet se kondicioneri është një opsion shumë i mirë për të menaxhuar të nxehtin, por këshillon që të mos lihet asnjëherë poshtë 22 gradëve, pasi mund të shkaktohen probleme shëndetësore.

Neada Muçaj: Në kushtet e shtëpisë, si mund të shpëtojmë nga i nxehti. Në këto kohë vetëm kondicionerin po përdorim, por edhe ai ka efektet e tij anësore.

Skënder Brataj: Duhet të mbahet në temperaturë e kontrolluar, sigurisht që kondicioneri është një gjë shumë e mirë, por jo temperaturat ekstreme. Nuk duhet të zbresim temperaturën nën 22 gradë, jo 18, jo 16.

Në të ftohtë ne kemi ngushtimin e enëve të gjakut me qëllim që mban presionin arterial mbi 90 që të funksionojë qelizën cerebrale. Kur presioni bie poshtë asaj shifre, ne themi gjendje lipotimie, ose gjendje të fikëti në mënyrë popullore.

Kur ti del nga një ambient me këtë temperaturë në 40 gradë bëhet zgjerimi i enëve të gjakut, që do të thotë rritja e kapacitetit të gjakut në periferi. Ulja e presionit, po nuk mbërriti gjaku në tru, sigurisht që të krijon këto probleme.

Në mosha të ndryshme, koha e përshtatjes është e ndryshme, sidomos tek moshat e treta dhe tek fëmijët, këto mekanizma nuk janë aq të sinkronizuara sa tek i rrituri.

Prandaj është e këshillueshme që veç faktit që temperatura nuk duhet të vihet në minimum, sepse nëse ti e ke jashtë 40 gradë dhe e çon kondicionerin 18 sigurisht që nuk përshtatet dot asnjë lloj organizmi.

E dyta është ventilimi, ajrosja e ambienteve në të cilat rrimë.

Lexo edhe :  Bankers pagoi mediat për të mos sjellë kamera, dalin përgjimet

Në qoftë se kemi shtëpinë të ekspozuar drejt diellit, duhet të kesh perdet e errëta me qëllim që në kohën e pikut të mos hyjnë shumë rrezet ultravioletë.

Varet nga lagështia e ajrit, ka umidificator që e përshtatin atë ose ka dhe umidificator që e shoh shumë pak të përdorur në Shqipëri, nuk përdoret.

Kur ti e vendos në shtëpi dhe shikon mbledhjen e 2-3 litrave ujë, thua si ka mundësi. Mirëpo ajo ndikon në procesin e shkëmbimit të gazrave në mushkëri.

Prandaj kemi shumë probleme të mbytjes, të mungesës së frymëmarrjes, gjë që me të cilat mund t’i rregullosh dhe të kesh një ambient cilësor.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV