VIDEO / Babë e bir rrihen brutalisht nga zyrtari i Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urim e Arian Dobruna, babë e bir, janë rrahur brutalisht mbrëmjen e 22 majit në lokalin e tyre në Gjakovë. Problemet mes familjeve Dobruna e Pepaj, herën e fundit përfunduan me rrahje e lëndime serioze.

Mediat kosovare kanë publikuar pamje të mbrëmjes së 22 majit të këtij viti, në të cilat shihet se fillimisht Urim Dobruna kishte dalë nga lokali dhe shihet teksa sulmohet nga Shelbim Pepaj.

Dobruna kthehet brenda lokalit dhe pas pak sekondash shihet Arian Dobruna, djali i Urimit, pas tyre shihen Pashuk Pepaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës si staf civil, jashtë detyrës zyrtare dhe djali i tij, Shelbim Pepaj, të cilët nisin ta sulmojnë edhe këtë të dytin.

Pamjet tashmë i posedon edhe Prokuroria e Gjakovës, ndërsa policia njofton se Pashuk Pepaj së bashku me djalin e tij janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar fillimisht masa e paraburgimit.

Por, pak ditë më pas, Prokuroria në Gjakovë kërkoi që kjo masë t’i zëvendësohej dhe Pashuk e Shelbim Pepaj të dërgohen në arrest shtëpiak.

Pashuk e Shelbim Pepaj po mbajnë masën e arrestit shtëpiak në banesën, të cilën e kishin blerë nga Arian Dobruna e që është ngjitur me lokalin ne të cilin ndodhi sulmi i 22 majit.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV