Von der Leyen thirrje Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë udhërrëfyesin për uljen e tensioneve në Veri.

Në një konferencë për mediet, von der Leyen tha se ekziston një plan nga ndërkombëtarët për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit nga BE.

Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje është absolutisht jetike për të ecur përpara në mënyrë paqësore.

“Ka një plan të përkushtuar dhe të qartë, një udhërrëfyes… Unë u bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht jetike për të ecur përpara në mënyrë paqësore… Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që ata janë pajtuar”, tha kreu i KE.

Sot, kryeministri kosovar, Albin Kurti njoftoi për marrëveshjen që Kosova ka arritur me BE për deeskalimin e tensioneve në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Qeveria jonë ka arritur një marrëveshje me BE-në për hapat e ardhshëm për deeskalimin në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo tregon gatishmërinë tonë për të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, në shërbim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shkroi Kurti në Twitter.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV