PE miraton raportin për Shqipërinë, antarësimi në 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje Parlamenti Europian raportoi mbi Shqipërinë. Raportuesja Isabel Santos tha se procesi i anëtarësimit do të mbyllet deri në vitin 2030. Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, u shpreh se procesi skrining pritet të mbarojë në muajin nëntor të këtij viti.

Parlamenti Europian ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure raportin për Shqipërinë, i cili ka kaluar me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, u shpreh se Shqipëria po e përmbyll në kohë rekord procesin skrining. “Ne besojmë se do të krijohen kushtet që procesi i anëtarësimit në BE të përfundojë deri në vitin 2030. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, u shpreh Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, u shpreh se procesi skrining pritet të mbarojë në muajin nëntor të këtij viti. “Që nga dita e parë e këtij Komisioni, Ballkani Perëndimor ka qenë prioriteti ynë. Angazhimi i përbashkët ka sjellë progres. Që nga debati i vitit të kaluar ka një zhvillim thelbësor: gati një vit më parë, ne hapëm negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Ky ishte një hap i madh për vendin dhe një njohje e qartë e progresit të Shqipërisë në avancimin e agjendës së reformave të BE-së. Ne duhet të mirëpresim mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë nga Parlamenti Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE dhe gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të anëtarësimit. Ne planifikojmë të përfundojmë procesin skrining deri në muajin nëntor. E ardhmja e këtij vendi me siguri i përket Bashkimit Evropian dhe mendoj se ky është vendi që ka bërë më së shumti në këtë mandat jo vetëm për të kapur hapin e radhës, por edhe për të bërë progres real në terren dhe për të ndryshuar realitetin”, tha Oliver Varhelyi.

Situata në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë udhërrëfyesin për shtensionimin e situatës veri të Kosovës. “Ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin, një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët punuan në fillim të këtij viti. Kjo është absolutisht jetike për të ecur përpara në një mënyrë paqësore. Dhe është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që u ra dakord”, tha von der Leyen para fillimit të ditës së dytë të Samitit të NATO-s në Lituani. Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. Dakordimi u arrit në një takim joformal në Bratislavë ndërmjet përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbis, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi. Qeveria e Kosovës tha se të gjitha hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”. Po ashtu, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar edhe për ndërmarrjen e disa hapave të tjerë. Sa i përket takimit mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, REL merr vesh se ai do të mbahet javën e ardhshme. Bashkimi Evropian kishte paraqitur disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri, që nisën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Ndryshe, Kosova ka kërkuar vazhdimisht që të nisë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që u arrit në Bruksel më 27 shkurt. Palët, më 18 mars në Ohër arritën edhe Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Lexo edhe :  Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Macron në samitin e NATO-s: Po përgatitet që të vijë në Tiranë

Kryeministrit Rama i kanë ‘tërhequr’ vemëndjen në samitin e NATO-s që është duke u zhvilluar në Vilnus në Lituani. Edhe pse shumë formal, në mbledhje pati një moment paksa ndryshe. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i fton në tryezë krerët e shteteve. Ai i nxiti të gjejnë vendet e tyre sipas emrave të vendeve të shënuara për të nisur mbledhjen, teksa i drejtohet personalisht kryeministrit shqiptar. “Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg. “Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë. Kryeministri Rama ka takuar në kuadër të samitit të NATO-s presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai thotë se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë. “Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, shkruan Rama.

Të fundit

Reshje shiu dhe temperatura deri në 18 gradë… parashikimi i motit për këtë javë

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore...

Këmbimi valutor 24 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet me 95 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Mes Kërtis Jarvin dhe Aleksandër Dugin, dy filozofët e prerjes radikale

Nga Leonard Veizi   Në prurjet e mëdha dhe shpeshherë të pakuptueshme të mendimit filozofik, ndodh që herë të duket sikur nuk njeh asnjë prej rrymave,...

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Jasna Vukiqeviq   Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis...

Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke sulmuar ashpër prokurorin e çështjes, Olsi Dado. Në...

Lajme të tjera

Web TV