Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 2 mijë qytetarë mbërritën vetëm sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 2150 persona kanë hyrë në vend me tragete nga porti detar i Durrësit paraditen e kësaj të premteje.

Ndonëse fluksi nuk ka nisur ende, numri i atyre që udhëtojnë me tragete ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit duke sjellë dhe shtim të masave të sigurisë dhe shërbimeve në terminalin e trageteve në port. Edhe në dalje ka një numër të shtuar udhëtarësh.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit mbi 240 mijë pasagjerë, ndërsa janë  transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera.

Vetëm gjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës u rrit me 13%. Statistikat tregojnë se janë përpunuar rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje. Në raport me qershorin e vitit 2022 vihet re një shtim i numrit të automjeteve që lëvizin përmes transportit detar dhe që reflektohet dhe në trafikun e shtuar dhe vendparkimet e munguara përgjatë rrugëve të qytetit. Statistikat tregojnë se muajin e kaluar kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit 5,650 pasagjerë dhe rreth 10,430 automjete më shumë, në raport me qershorin e vitit të kaluar./TCH

Të fundit

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur "Palestina e lirë". 53-vjeçari u identifikua...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Lajme të tjera

Web TV