Do i futet politikës? Luiz Ejlli tregon strategjinë e partisë së tij të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka treguar jo në pak raste popullaritetin dhe masën që e mbështet në çdo hap të karrierës dhe jetës së tij.

Mirëpo nëse Luizi do të bëhej pjesë e ndonjë partie, apo nëse do të luftonte për ndonjë pozicion në politikë a do të kishte po të njëjtën mbështetje?

Ndonëse jo i përfshirë politikisht Ylli Luiz Ejlli tregoi gjatë fushatës elektorale mbështetjen e tij për kandidatët e PS-së në Tiranë dhe Shkodër.

Sakaq ai vetë ka lënë të kuptohet, ndonëse me shaka se një ditë do të përfshihet në politikë. E tanimë që popullariteti i tij dihet a do të jetë pjesë e politikës?.

Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë Ejlli, i cili së fundmi teksa ka qenë i ftuar në një emision, ku ka dhënë versionin e tij se çfarë strategjie do të ndiqte po të bëhej pjesë e politikës.

“Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryejnë punë ata.

Do merrja një pjesë të partisë së Berishës, se duhen, se nuk pranojnë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve, sido të jetë. Do merrja dhe një pjesë të PS, se kanë vila kudo dhe se ata fitojnë gjithmonë”, tha me batuta Luizi.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV