Kreditë me probleme u ulën në valutë të huaj, por u rritën në lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Bankës së Shqipërisë, rezulton se portofoli i kredive me probleme në valutë në fund të vitit 2022 pësoi një rënie të ndjeshme në 4%, nga 5.8% që kishte qenë një vit më parë.

Edhe treguesi i kredive me probleme të kredive në valutë të pambrojtura ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (kreditë në valutë të ndryshme nga ajo e të ardhurave të huamarrësit) zbriti në 4%, në ulje me 1 pikë përqindje kundrejt fundit të vitit 2021.

Ndërkohë, për portofolin e kredisë në lekë tendenca rezultoi e kundërt, me rritje të raportit të kredive me probleme në nivelin e 6%, nga 5.5% që kishte qenë në fund të vitit 2021.

Përveç faktorëve më specifikë, performanca më e mirë e portofolit të kredisë në valutë mund të shpjegohet edhe me mbiçmimin e lekut në kursin e këmbimit valutor, që e ka ulur vlerën e kësteve të kredisë në monedhën vendase dhe e ka bërë më të përballueshme pagesën e tyre nga huamarrësit.

Nga ana tjetër, të paktën deri në fund të vitit të kaluar rritja e normave të interesit ishte shumë më e ndjeshme për lekun, sesa për euron. Kjo mund të ketë pasur një ndikim negativ në portofolin e kredisë në lekë.

Sipas kategorive të klientëve, segmenti i individëve kishte raportin më të ulët të kredive me probleme edhe për vitin e kaluar. Sipas të dhënave të raportit të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për individët zbriti në 3.8%, nga 4.5% që kishte qenë një vit më parë. Një rënie të ngjashme me 0.7 pikë përqindje shënoi edhe raporti i kredive me probleme në segmentin e biznesit. Megjithatë, ky raport për bizneset ngelet në nivele ndjeshëm më të lartë, me 0.6%.

Lexo edhe :  Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Nga të dhënat e raportuara, rezulton se pjesa më e madhe e portofolit të kredive 86% është e kolateralizuar, duke u rritur në peshë me 1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë (85%).

Referuar llojit të kolateralit, pjesa më e madhe e kredive të sistemit, rreth 55%, është e kolateralizuar me pasuri të paluajtshme. Kreditë për individët në valutë kanë një nivel më të lartë mbulimi me kolateral me pasuri të paluajtshme me 72% krahasuar me kreditë për bizneset me 55%.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të vitit 2022, kredia me probleme arriti nivelin 35.7 miliardë lekë, duke u ulur me 2.4 miliardë lek ose 6.38% krahasuar me një vit më parë. Treguesi i kredive me probleme bruto ka pësuar një rënie prej 0.69 pikë përqindje në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 4.99 % në fund të vitit 2022.

Megjithatë, në pjesën e parë të këtij viti raporti i kredive me probleme ka shënuar një rritje të lehtë dhe në fund të muajit maj arriti në 5.23%. Deri tani, rritja e raportit të kredive me probleme ngelet më e ulët në raport me parashikimet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare. Megjithatë, nëse raporti i kredive me probleme do të vazhdojë të rritet, Banka e Shqipërisë mund të miratojë disa lehtësi të përkohshme rregullatore, që do të nxisin ristrukturimet e hershme të kredive./Monitor

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV