Pse ia ngopi Rama-Ahmetajt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Luçiano Boçi

Si përherë kur kapet gafil Rama na shfaqet i përgjeruar, bën si viktimë e diku diku patetik me doza trimërie.

Mundohet të fshehë në rreshta arrogancën e pushtetit personal absurd, banalitetin e gjuhës politike, djallëzinë e njeriut të vogël e me komplekse.

Hiqet si i aftë për t’i thënë gjerat bukur për të kamufluar me fjalë të gjithë ligësinë e brendshme, thikat që ia fut shokëve e miqve e urrejtjen e tij për të vërtetën e normalitetin e gjërave.

Kalon në panegjerizma të neveritshme për veten e vet dhe ndërton aty justifikimin për t’i hapur të tjerëve varrin e rradhës.

Me një fjalë një perfeksion hipokrizie që e kemi ndeshur shpesh e që ngjall përçmim absolut dhe dëshmon pikën e degradimit mental dhe emocional të drejtimit të vendit.

Në konkluzion një tjetër “kampion” i kishte punuar rreng pas shpine këtij profani të politikës.

Tani nuk ishte as Bllako i vogël e as Lefteri i madh.

Ketë rradhë ishte një nga ish-ministrat më me zë i cili në bashkëpunim me “çunat e lagjes së vjetër” kishin shfrytëzuar sinqeritetin e Ramës për të luftuar me epizëm mbetjet.

Ishte njeriu me të cilin ka ndarë e çfarë s’ka ndarë, bukën e deri në qeshjet e përqeshjet ironike për të tjerët.

Por ky është Rama dhe kjo në fakt është dinamika e një sistemi i cili ndërtohet mbi makutërinë materiale, sundimin politik dhe interesin e ditës e lëviz në shtratin e një korrupsioni perfid.

Është një lloj mekanizmi që brenda alogjikës së normales, ka logjikë e vet autonome, sipas së cilës: ti duhet të bindesh dhe në fund ti je dhe fajtori, paçka se urdhëruesi, mentori, realizuesi i skemës del gjithmonë duarjashtë e duarlarë.

Dhe fajtori nuk është një. Janë disa. Ahmetaj ishte i rradhës.

Më pas do jenë të tjerët… Gjiknuri, Agaçi….Janë ata që hodhën firmën në diktatin e njëshit që është ai gallataxhiu i hidhur që dje përgjërohej si i mashtruar e krenohej si guximtar me veprën e vet me shije hiri inceneratorësh.

E gjithmonë pas kësaj është ajo pyetja:

Po ky kur ia rrasi Tahirit, a nuk e kishte urdhëruar këtë ta jeshilonte vendin me hashash?!

Lexo edhe :  Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Po kur ia futi Lefterit a nuk ishte po ky që e bëri me detyrim autoritet kontraktor Lefterin pa qenë e shkruar në kompetencat e kabinetit të Mjedisit?!

Madje e urdhëroi që koncesionin e Elbasanit ta bënte pam pam pam brenda një kohe rekord me procedurë antiligjore me financim me bekimin e tij!?

Po Bllakon nuk e kapi ky prej veshi të firmoste fët e fët për komisione me njerëz të bindur?!

Po tani ky Ahmetaj veproi ne kokën e vet se donte të pasuronte ca miq apo iu bind njëshit?!

Ky Rama që di dhe se “Keço” është shoku im i fëmijërisë kur vijnë votimet, nuk e dinte që Mërtiri e Zoto ishin biznesmenë e madje sponsorizuesë të PS?

Pse ia ngopi Benit?

Benit që dikur dhe kur në parlament Rama ishte i zymtë dinte t’ia ngrinte humorin?

Të gjithëve edhe mund t’ia bënte po Ahmetajt pak e vështirë.

Për hir të së vertetës Ahmetaj ka qenë shpëtimtari i tij prej shumë situatash të vështira, personale dhe ekonomike qeverisëse.

Por ngopja ishte e pashmangshme megjithë tagrat e shumta që i kishte lejuar.

Rama nuk ecën ndryshe. Suksesi i tij personal kalon mbi zhytjen e kokës në baltë të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që sot megjithëse kanë zbatuar urdhërat e tij kanë përgjegjësi personale.

Dhe para vetes së tij ai nuk fal askënd.

Ngopja që i bëri Ahmetajt prej gishtave të lyer, është e domosdoshme për të fshehur grabitjen ekonomike, mediatike dhe votuese që Rama ka bërë gjatë këtyre viteve, midis të tjerave, me milionat e inceneratorëve, për të ngritur nga aty piedestalin e vet.

Grupi i strukturuar brenda të cilit ndarjet ishin të sakta në urdhërues e zbatues, në fajtorë e të pafajshëm po shkërmoqet nën peshën e drejtësisë, e cila duhet të ndajë mirë urdhëruesin nga zbatuesi, fajtorin nga viktima.

Ngopësi i Ahmetajt, i Kokës, Bllakos e të tjerëve më pas do të ndjejë peshën e ngopjes së zullumeve e padrejtësive të panumërta.

Gjarpëri pritet nga koka-thotë populli. E jo nga Lefter Koka apo Arben Ahmetaj.

“Secilit hakun” do shkruante Leonardo Shasha-zbërthyesi i skemës së funksionimit të mafias siçiliane.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

BEN ANDONI - Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në...

Kurti, mallkim për Kosovën. Berisha mallkim vetëm për PD

JAKIN MARENA Shqiptarët në të dy anët e kufirit, të përmbledhur në dy shtete tashmë, po përballen me situatat postzgjedhore respektive. Për hir të së...

“Nuk mendoj për emrin tim, mendoj për Shqipërinë”. Asllani: Që kur ka ardhur Sylvinho…

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga...

Lajme të tjera

Web TV