Turistët pushtojnë Vlorën/ Deri në fund të gushtit, 95% e hoteleve janë të prenotuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bregdeti i Vlorës është pushtuar nga një numër shumë i lartë turistësh këtë fundjavë. Në një lidhje direkte, gazetari i ABC Neës, Elton Nika ka treguar se hotelet janë në një kapacitet makismal. Sipas tij, temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë, nga rrethet e tjera, t’i drejtohen bregdetit.

Nika ka theksuar se duke nisur nga 15 korriku dhe deri në fund të muajit gusht, janë 95% e tyre të prenotuara nga turistë vendas apo të huaj.

“Kemi marrë njoftime nga shoqata e operatorëve turistikë dhe kanë thënë që hotelet e tyre në këtë fundjavë janë në kapacitet maksimal. Pra, mund të themi që Vlora këtë fundjavë është me kapacitet maksimal, referuar numrit të turistëve, të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet e tyre.

Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë, jo vetëm nga Vlora, por dhe nga rrethet e tjera, t’i drejtohen bregdetit.

Duke nisur nga 15 korriku dhe deri në fund të muajit gusht, janë 95% e tyre të prenotuara nga turistë vendas apo të huaj. E thash 95% referuar hoteleve, pasi apartamentet nuk kanë të njëjtat kërkesa krahasur hoteleve në bregdetin e Vlorës dhe është e vështirë të marrësh shifrat”, u shpreh ai.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV