Mungesa e Kurtit në takimin me liderët e rajonit/ Rama: Kush deshi erdhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një komunikim me mediat pas takimit informal mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pyetjes së gazetarëve “A ju vjen keq që nuk ishte vëllai i vogël?”, Rama iu përgjigj: “Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”.

Në takimi që u zhvillua në Vilën 30 ishin të pranishëm Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić.

Takimi nisi rreth orës 12:00 dhe përfundoi rreth orës 15:30. Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor.

Të fundit

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

Lajme të tjera

Web TV