Ngecën në det me 3 kajakë/ Shpëtohen 5 pushuesit në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 persona, mes tyre edhe të mitur, ngecën sot në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

Ata kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre në zonën e “Ranës së Hedhun” dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.

Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë...

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ndërmarrë zhvillim e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Has/ Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri i tyre kthehet nga Anglia e i vret vëllanë!

Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit...

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe...

Lajme të tjera

Web TV