Helmohen 12 turistë në Shëngjin, zbulohet shkaku, mjeku tregon gjendjen e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka folur ditën e sotme për mediat mjeku i Spitalit të Lezhës. Bëhet me dije se mjeku ka deklaruar se 12 pushuesit, të cilët fillimisht u deklaruan vetëm për 9 pushues, nga Kosova që u helmuan ditën e djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeku sqaron gjithashtu se atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe pas trajtimit, janë larguar nga spitali.

“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, por pa të vjella. Me parametra të mirë përveç një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore.

Pasi i është dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca.”-shpjegon mjeku.

Sipas AKU në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia  prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta.

Të fundit

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV