Qëllimi kryesor para se të nisemi me pushime është i njëjtë për pothuajse të gjitha vajzat dhe gratë: sa më shumë ngjyrë. Por për ta hequr maninë që çdo rreze dielli duhet të kalojë më parë në trup dhe për të mos pasur dëme të tjera të mëvonshme, këtu janë disa këshilla për t’i pasur parasysh. Për të pasur një lëkurë të nxirë në mënyrë të shëndetshme, ndiqni këto rregulla që do t’ju japin një rezultat të kënaqshëm.
Pini sa më shumë lëngje
Dihet që vera është shumë favorizuese për humbjen e lëngjeve, ndaj trupi duhet të ketë një hidratim plus. Për të rikuperuar lëngjet e humbura, duhet të pish të paktën dy litra ujë mineral në ditë dhe ta ushqesh lëkurën me produkte kozmetike hidratuese.
Të paktën 30 minuta para së të dilni në diell, aplikoni kremin e diellit
Tregoni kujdes sidomos me produktet që favorizojnë ngjyrën uniforme dhe po ashtu rrisin rezistencën e lëkurës ndaj irritimeve të ndryshme që mund të shfaqin nën efektin e rrezeve të diellit. Ideale është shtëpia. Para se të dilni dhe jo kur shkoni në plazh. Të paktën 30 minuta para. Në këtë mënyrë i jepni kohë lëkurës ta përthithë kremin gradualisht, duke rritur edhe mbrojtjen ndaj diellit.
Merrni më shumë rreze gjatë lëvizjes
Ideja se rrezet merren më mirë kur trupi është i shtrirë, është e gabuar. Poshtë çadrës ose shtrirë në rërë mund të marrësh ngjyrë, por ajo nuk do të zgjasë, aq më tepër që rrezikon edhe të digjesh apo të marrësh ngjyrë jouniforme. Nëse luan anës detit, merresh me sport apo bën edhe lëvizje të tjera gjatë plazhit, nxirja do të jetë më e plotë.
Përdorni vazhdimisht scrub-in
Nga rrezet e diellit, por edhe nga djegia, shtresat e lëkurës ndahen nga njëra -tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave. Për ta shmangur këtë, gjatë dushit përdorni kremra ose sapunë me kokrriza, scrub-e, që lëkura të pastrohet sa më lehtë dhe të ndihmojnë të kesh lëkurë uniforme. Në këtë mënyrë nxirja nuk ikën, përkundrazi lëkura duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe uniforme.