“Personi përgjegjës që është sekretari i Përgjithshëm, e përdor vulën sa herë që ka nevojë partia.
Atij ia ka lënë kryetari i partisë. Ka sekretariat kur lihet vula. Në kushtet ku është PD-ja sot që është pa kryetar dhe kryetari i komanduar ka dhënë dorëheqjen, detyrat i ushtron kryesia e partisë.
Kjo e fundit po ushtron kompetencat që i ka dhënë statuti, nuk ka marrë kompetenca të tjera. Partia pret vulën, vulën e ka marrë Gaz Bardhi dhe ka ikur në drejtim të paditur”, tha Bejko.
Sipas tij “sekretari i përgjithshëm nuk ka kompetencë të mbledhë këshillin kombëtar. Kur partia mbetet pa kryetar, mandatohet një nga nënkryetarët nga këshilli kombëtar.
Bardhi duhet të jetë konsistent me qëndrimet e tij. Për një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm, nuk e mblodhën njëherë kryesinë. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Nuk u kujdes për përbërjen e listës së anëtarësisë. Unë kam folur në çdo studio për një vit e gjysmë.
U kam kërkuar Bardhit, Alibeajt dhe Flamur Hoxhës të zbardhin vendimet e kolegjit të kryetarëve, u kam kërkuar të mbledhin kryesinë dhe nuk e bënë.
Pse nuk e bënë? Kanë dashur që PD të shkërmoqej, ta linin në rënie të lirë”.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko iu përgjigj edhe deputetit Dashnor Sula sipas të cilit zgjedhjet e 29 korrikut ku pritet të votohet Basha, do ta përçajë PD-në.
“Dashnor Sula është një nga faktorët e përçarjes së partisë. Në zgjedhjet lokale shkoi dhe punoi për kandidatët e partive të tjera.
Ai ishte pengesë për nxjerrjen e 61 emrave. Statuti thotë që ku dikush mban qëndrime që dëmton interesat e partisë në fushatë, mbaron së qenuri anëtar partie. Ata dolën më sulmuan edhe mua në Tiranë.
Pse? Sepse Bardhi, Tabaku dhe të gjithë thanë që të mos vendosim kandidatë dhe tia lëmë topin në derë Berishës që ti kërkonim llogari atij në fund.
Berisha nuk i fitoi zgjedhjet dhe këta nuk i kërkuan llogari që nuk fitoi”, tha më tej Bejko.