Krifca: Të angazhuar për objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi e zgjedhur që prej prillit të këtij viti, Presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM), po  merr pjesë në Samitin e OKB-së për Sistemet Ushqimore, që zhvillohet në selinë e FAO-s në Romë nga 24 deri më 26 korrik 2023.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti të rëndësishëm, ministrja Krifca ka zhvilluar edhe takime me liderë nga vendet anëtare të FAO-s, por edhe më gjerë.

Krifca ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga punimet e samitit të OKB-së, ku ndër të tjera është takuar edhe me kreun e Organizatës Botërore së Ushqimit, Qu Dongyn, kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ministrin italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, ministrin japonez të Bujqësisë, Katsumata Takaaki.

Kreun e organizatës më të madhe të fermerëve në Italia Coldiretti, Ettore Prandinin e shumë aktorë të tjerë botërorë të rëndësishëm që operojnë për forcimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm.

“Fotoalbumi i një dite intensive në Organizatën Botërore të Ushqimit – FAO në Romë, ku po mbahet nën kujdesin e Kryeministres Meloni, Samiti për Sistemet e Ushqimit “UN FOOD SYSTEM SUMMIT +2”, për arritjen e objektivave globale të zhvillimit të qëndrueshëm”, shkroi ministrja Krifca.

Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme.

Krifca, në fjalën e mbajtur në këtë samit të rëndësishëm, vuri theksin tek sfidat serioze me të cilat po përballen sistemet dhe tregjet ushqimore në të gjithë botën.

Ministrja e Bujqësisë Krica, theksoi se “arritja e objektivave ushqimore të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara arrihen më shpejt me anë të adoptimit të politikave mesdhetare të prodhimit”.

Të fundit

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid”...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Lajme të tjera

Web TV