Stuhia godet Veriun e Italisë/ Pemë të rrëzuara dhe çati të shkatërruara (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq vazhdon të godasë Lombardinë: gjatë natës një stuhi e re, shumë e dhunshme, e shoqëruar me goditje të vazhdueshme rrufeje dhe erëra të forta, goditi Milanin rreth orës 4 të natës dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë.

Fenomeni u shoqërua në disa zona edhe me stuhi breshëri. Stuhia në qytet ishte e shkurtër por shumë intensive dhe parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja. Pati raportime për çati të fryra dhe pemë të rrëzuara.

Gjatë natës janë marrë qindra thirrje nga zjarrfikësja e Milanos pas stuhisë së re të shoqëruar me erëra të forta dhe breshër. Zjarrfikësit kanë marrë raporte se çatitë janë hedhur në erë, duke rezultuar në përmbytje nga sasia e shiut dhe breshrit që ra në një kohë të shkurtër, dhe shumë pemë të rrëzuara.

Dëmtime edhe në linjat e tramvajit, të cilët ranë përtokë. Për momentin fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në Monza janë rrëzuar shumë pemë, njëra prej të cilave goditi një makinë që transportonte një familje të përbërë nga nëna, babai dhe një vajzë dyvjeçare e gjysmë. I plagosuri u dërgua në San Gerardo në Monza ku u shtrua në spital me kodin e kuq për traumë në kokë. Nga ana tjetër, bashkëshortja dhe vajza e tij nuk kanë pësuar lëndime.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV