Studim, tatuazhet shkaktojnë këtë sëmundje VDEKJEPRURËSE!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet. Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë tumorin.

Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm. Në zbulimin e tyre më të ri studiuesit nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve.Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëparshmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt.

Këto kimikale janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes. Studimi nga Dr.Georgina nga Kopenhaga ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Europë.

Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë.

Ndërkaq, një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është të presin deri në verë për të bërë një tatuazh. E keqja më e madhe për të bërë një tatuazh në verë është që ju duhet ta mbani atë larg diellit.

Kjo është për shkak se rrezet UV nga dielli bëjnë që tatuazhet të zbehen jashtëzakonisht shpejt.

Fatmirësisht, koha e rekomanduar për ta mbajtur atë larg diellit është vetëm 10-14 ditë. Por edhe pasi të kalojë ajo periudhë 2 javore, është thelbësore që ta bëni tatuazhin tuaj me krem kundër diellit, të vishni rroba të lirshme dhe ta pastroni plotësisht kur të ktheheni në shtëpi. /TAR/

Të fundit

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i...

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

5 mënyra për të fuqizuar hormonin e lumturisë në përditshmëri

Për të qenë të lumtur e të përmbushur duhet të përpiqemi të rrethohemi nga njerëzit me të cilët ndihemi mirë, të ndërtojmë marrëdhënie cilësore...

Lajme të tjera

Web TV