Sot dita e dytë e mbledhjes, Rama vijon takimin me kabinetin qeveritar në Tepelenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdon edhe ditën e sotme takimin informal me kabinetin qeveritar në Tepelenë.

Në këtë takim, ministrat do të bëjnë një analizë të thellë të punës për secilin dikaster. Një ditë më parë Rama shkroi se kjo mbledhje vjen në kudër të një sezoni të ri reformimesh.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”, shkroi Rama.

Të gjithë ministrat janë të pranishëm, ndërsa burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime. Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se ‘me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë’.

Ky takim vjen pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, ku Asambleja Kombëtare shkarkoi të gjithë sekretariatin dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi.

Të fundit

Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Kjo është një teori që po hetohet me intensitet nga komuniteti shkencor, ndërsa studimet po tregojnë lidhje midis glutenit...

Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e efikasitetit në procesin e përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave është...

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e hetimeve për tre shtetas të...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

Lajme të tjera

Web TV