Ndodh edhe kjo! Tmerrohen pasagjerët nga veprimi i pazakontë në avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Surprizat nuk kanë fund. Se mund të izolohej çarja në një avion me ngjitës letre, këtë nuk na e kishte marrë mendja.

Dhe kështu ka ndodhur në aeroportin e Kaljarit në Itali. Ish-kryetari i rajonit të Sardenjas dhe njëkohësisht ish-deputet, Mario Pili, publikoi në rrjetet sociale një video të një avioni që ishte izoluar me ngjitës letre.

Ndodh edhe kjo! Tmerrohen pasagjerët nga veprimi i pazakontë në

Kjo ka shkaktuar debate të mëdha mes atyre që pretendojnë se kjo është një praktikë e pranuar dhe atyre që mendojnë se avioni në këtë rast është i pasigurt.

Avioni në fjalë do të shkonte nga Kaljari në Romë. Por ajo që bën përshtypje janë ngjitëset në ngjyrë të argjendtë.

Disa njerëz mendojnë se kjo nuk është ndonjë gjë jo normale pasi është përdorur për riparime të përkohshme dhe është shumë e fortë.

“Keni udhëtuar ashtu kushedi sa herë pa e kuptuar”, ka shkruar një person në komentet tek postimi i Pilit.

“Aq e sigurtë saqë hiqet”, iu përgjigj ish-zyrtari italian.Në fakt në videon e publikuar nga ai duket se një pjesë e ngjitëses është shkëputur.

“Pavarësisht llojit të ngjitëses unë paguaj një biletë dhe pres minimumin e sigurisë, kërkoj të fluturoj në një avion që i ka të gjithë komponentët. Jam i sigurt se 99% e pasagjerëve, nëse do ta shikonin këtë nuk do të kishin hipur në avion”, tha një tjetër.

Të fundit

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u goditën zonat civile dhe...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Lajme të tjera

Web TV