7 ushqimet që nuk duhet t’i blini gjatë verës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stina e verës sjell temperatura mjaft të larta dhe si pasojë disa ushqime prishen më lehtë se të tjerat.

Për shëndetin tuaj, ju sugjerohet të shmangni blerjen e disa produkteve. Këto ushqime mund të jenë shumë të kripura, shumë të sheqerosura ose shumë të shtrenjta.

Supat e konservuara

Është mirë t’i keni në raft gjatë dimrit, por gjatë verës nuk është opsioni më i mirë për konsum. Ato përmbajnë shumë natrium, pasi veprojnë si një ruajtës dhe përmirësues i shijes, por shumë prej tyre mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë.

Ju mund të bëni lehtësisht versione më të shëndetshme të supës në shtëpi duke përdorur çdo perime të stinës.

Frutat e thata

Gjatë verës nëpër markete ka një shumëllojshmëri frutash të freskëta, të cilat janë një opsion më i mirë ndaj frutave të thata. Këto të fundit që shiten të pakteuara përmbajnë shumë sheqer.

Lëngjet e gatshme

Lëngjet e gatshme që shiten zakonisht nëpër markete, përmbajnë shurup misri me fruktozë të lartë dhe konservues të tjerë. Janë gjithashtu më të shtrenjta sesa t’i përgatisësh vetë me përbërës të sigurtë dhe të freskët. Plus, nuk kanë shije aq freskuese!

Barishtet

Barishtet e freskëta si borziloku, rigoni, majdanozi dhe rozmarina i shtojnë shije dhe aromë pjatave tuaja, por këta përbërës mund të jenë të shtrenjtë nëpër markete. Shpesh duke qenë se janë përzgjedhur dhe paketuar paraprakisht, aroma e tyre fillon të zbehet dhe ato rrallë qëndrojnë më shumë se një javë në frigorifer.

Kasatat

Fëmijët dhe të rriturit dëshirojnë njësoj një pije të ftohtë dhe freskuese prej akulli gjatë një pasditeje të nxehtë vere. Por ju mund t’i përgatisni ato fare thjeshtë në shtëpinë tuaj me përbërës të sigurtë dhe sigurisht për një çmim më të lirë.

Lexo edhe :  Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

Turshitë

Ndërsa temperatura rritet, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Turshitë janë shumë të pasura me natrium dhe konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut dhe të bëjë që veshkat dhe mëlçia të punojnë më shumë. Edhe pse konsumi i tyre me moderim është diçka e mirë, merrni parasysh reduktimin e konsumit gjatë verës.

Frutat dhe perimet e prera paraprakisht

Edhe pse ato kursejnë kohën e përgatitjes, zakonisht janë dyfishi ose trefishi i çmimit të përbërësve të papërpunuar. Plus, pasi priten në feta ose copëtohen, shumë ushqime fillojnë të degradojnë në cilësi dhe shije.

Të fundit

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Lajme të tjera

Web TV