Aurela Gaçe refuzon të bashkëpunojë me Luizin, ja cila është arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen. Aurela në një intervistë për “Pushime On Top” ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.

E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira, por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.

Kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’ dhe se sipas saj, bashkëpunimet duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ në treg.

Aurela Gaçe: Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “ëoë” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi. Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV