Pas shtrimit në reanimacion, Madonna është gati për t’u rikthyer në skenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrimi i Madonnës në spital në qershor për një infeksion të rëndë bakterial ndryshoi të gjitha planet dhe e detyroi mbretëreshën e popit të shtyjë fillimin e turneut.

Tani, Madonna po i përditëson fansat e saj për riprogramimin e turneut të saj të shtyrë dhe zbuloi se datat e reja do të jenë të disponueshme së shpejti në një postim në Instagram Story.

“Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe durimin tuaj të pabesueshëm këto javët e fundit. Kam kënaqësinë t’ju informoj se orari i rishikuar i turneut do të vijë brenda ditëve në vijim”!

Muajin e kaluar, Madonna njoftoi se turneu i saj i ardhshëm botëror, duke festuar 40-vjetorin e albumit të saj të parë, do të fillojë në Evropë në tetor, ndërsa datat në SHBA do të ricaktohen për t’u mbajtur më vonë.

Shtyrja erdhi pasi ajo u shtrua në spital për një infeksion të rëndë bakterial, të cilin menaxheri i saj Guy Oseary e konfirmoi fillimisht në një postim në Instagram më 28 qershor.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV