Patatet e skuqura shkaktojnë depresion? Si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patatet e skuqura, janë ndër ushqimet e preferuara për shumë persona, por ushqimet me yndyrna, mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin mendor.

Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht i patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë shfaqjes së ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit. E kjo krahasuar me njerëzit që nuk konsumonin rregullisht ushqime të skuqura.

Lidhja ishte më e theksuar mes të rinjve

Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Prandaj këto rezultate hapin rrugë për të kuptuar më tej rëndësinë e reduktimit të ushqimeve të skuqura.

Megjithatë, ekspertët thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit thjesht iu drejtohen ushqimeve të skuqura si një formë komforti.

Ajo që mbetet e ditur, është se konsumi i ushqimeve shumë të përpunuara lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të rënda. Studimi në të cilin AgroWeb.org u mbështet, vlerësoi 140,728 njerëz mbi moshën 11 vjeçare.

Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion, brenda dy viteve të para u zbuluan 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste depresioni tek ata që konsumuan ushqim të skuqur.  Dhe tek ata që konsumuan veçanërisht patate të skuqura u vu re një rritje prej 2% në rrezikun e shfaqjes së depresionit.

Studimi zbuloi gjithashtu se pjesëmarrësit që konsumonin rregullisht më shumë se një vakt me ushqim të skuqur, kishin më shumë gjasa të ishin meshkuj të rinj në moshë. Gjithashtu, u vu re edhe se ushqimi i pashëndetshëm, me pak vlera ushqyese, mund të frenojnë përmirësimin e gjendjeve të tilla shëndetsore.

Lexo edhe :  Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Sipas hulumtuesëve, një kimikat i formuar gjatë procesit të skuqjes, veçanërisht tek patatet e skuqura, mund të jetë fajtori. Efektet shëndetësore të ushqimit të skuqur varen edhe lloji i yndyrës që përdoret dhe lloji i ushqimit. Në rastin e patateve, ato shkaktojnë rritje të mëdha të sheqerit në gjak, gjë që ndiqet nga një ç’balancim horomonal.

E megjithatë, ekspertët theksojnë nuk ka nevojë për panik. Por ndjekja e një stili jetese të shëndetshme dhe reduktimi i konsumit të ushqimeve të skuqura mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, përveç shëndetit të përgjithshëm.

Të fundit

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Lajme të tjera

Web TV