Jo të gjitha pijet alkoolike janë të dëmshme, birra një vlerë për organizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kështu pretendojnë shkencëtarët sipas të cilëve birra ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, rrit dendësinë e kockave.

Gjithashtu parandalon shfaqjen e sklerozës apo sëmundjeve koronare, ndihmon sistemin tretës, parandalon plakjen, trajton diabetin, gurët në tëmth, gurët në veshka, osteoporozën dhe tensionin e lartë.

Për më tepër, birra është shumë efikase kundër stresit dhe ka efekt çlirues për sistemin urinar. Birra është një pije alkolike që përdoret për të shoqëruar vakte të ndryshme.

Përdoret masivisht në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe përmban më shumë proteina dhe vitaminë B se vera, ndërkohë që ka të njëjtën sasi antioksidantësh si ajo.

Malto, një nga përbërësit kryesorë të birrës, është një burim i pasur flavonoidësh që janë antioksidantë të fuqishëm. Ajo është një burim i mirë i disa mineraleve që luajnë rol kyç në disa procese të metabolizmit.

Nëse konsumohet në sasi të moderuara, ajo mundet të përmirësojë shëndetin në disa mënyra. Vlerat shëndetësore të birrës janë të prekshme vetëm nëse nuk e teproni me të.

Vlerat shëndetësore të birrës

Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare: Birra përmban vitaminë B6 që mbron kundër sëmundjeve të zemrës. Ajo ka ndikim hollues tek gjaku dhe parandalon trombozën që bllokon arteriet koronare. Konsumi i moderuar i birrës pakëson rrezikun e shfaqjes së inflamacionit, shkaktari kryesor i aterosklerozës, ul kolesterolin dhe pastron arteriet nga bllokimet e ndryshme.

Shton dendësinë e kockave: Pirja e kujdesshme e birrës shton dendësinë e kockave dhe parandalon rrezikun e frakturave dhe osteoporozës.

Diabeti: Studimet kanë treguar që pirja e moderuar e birrës pakëson rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Parandalon aneminë: Birra është një burim i mirë i vitaminës B12 dhe acidit folik, pamjaftueshmëria ndaj të cilit mund të shkaktojë anemi. Vitamina B12 është thelbësore për zhvillimin normal, kujtesën e mirë dhe përqendrimin.

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Hipertensioni: Konsumatorët e rregullt të birrës kanë tension më të ulët të gjakut në krahasim me njerëzit që pinë sasi të njëjta të verës apo pijeve të tjera alkoolike.

Kundër plakjes: Birra rrit fuqinë dhe ndikimin e vitaminës E, një antioksidant i fuqishëm në organizëm që ruan shëndetin e lëkurës dhe ngadalëson plakjen.

Gurët e tëmthit: Konsumi i rregullt, por i moderuar i birrës, ndikon në uljen e kolesterolit dhe rrezikun e formimit të gurëve në tëmth.

Parandalon sklerozën dhe sëmundjet koronare: Birra rrit nivelet e kolesterolit të mirë me 10-20 përqind dhe ul rrezikun e sklerozës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Përmirëson sistemin tretës: Birra stimulon acidin gastrik, enzimat e pankreasit dhe funksionet e sistemit tretës.

Gurët në veshka dhe osteoporoza: Birra përmban shumë kalium dhe pak sodium. Ajo është burim i pasur i magnezit dhe rrjedhimisht ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Silikoni që ajo përmban përthithet lehtësisht nga organizmi duke nënvizuar kështu ndikimin e birrës kundër osteoporozës.

Largon stresin: Si çdo pije tjetër alkoolike, birra ul stresin dhe lehtëson gjumin.

Diuretike: Birra shërben si diuretike dhe rrit urinimin. Kjo lehtëson largimin e shpejtë të toksinave nga organizmi.

Pastron traktin gastrointensinal: Birra është një burim i mirë i fibrës së tretshme që promovon shëndetin e përgjithshëm, i bën mirë zemrës dhe pastron sistemin tretës.

Këshilla

Kujdes: Pirja e tepruar e birrës ose varësia ndaj saj është e rrezikshme për shëndetin dhe mund të transformojë negativisht të gjitha vlerat e mira të saj.

Kujdesuni të konsumoni jo më shumë se 1 gotë në ditë ose një në dy ditë./Agroweb  S.M

 

Të fundit

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Lajme të tjera

Web TV