Studimi: Përdorimi i Facebook nuk paraqet rrezik për përdoruesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i fundit ka vërtetuar se nuk ka asnjë provë që përhapja globale e Facebook-ut është e lidhur me problemet psikologjike, sipas BBC.

Instituti i Internetit të Oksfordit njoftoi se hulumtimi vëzhgoi se si ka ndryshuar mirëqenia në 72 vende me rritjen e përdorimit të platformës së mediave sociale, teksa kundërshtuan se janë të dëmshme.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e rrjeteve sociale nga dëmtimet në internet. Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me shqyrtimin pas dëshmive për ndikime negative tek disa përdorues.

Raporti përfshin ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të Facebook në nivel kombëtar, ndërsa gjetjet nuk zbuluan ndikim tek grupet e njerëzve më të rrezikuar.

Projektligji i Sigurisë në internet i Mbretërisë së Bashkuar (OSB) është në fazat e fundit të rrugëtimit të tij parlamentar, për tu kthyer pastaj në një ligj. Ndër të tjera për përfundimet e studimit, thuhet se gjithçka ka qenë e kufizuar, ndërsa duhet t’I ishte dhënë përparësi fëmijëve, si më të rrezikuarit për këtë fenomen.

Ky hulumtim ka përfshirë vetëm për Facebook-un dhe jo platformat e tjera të Metës, ku përfshihet Instagrami./ S.M

Të fundit

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN,...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Lajme të tjera

Web TV