‘Eris’, varianti i ri i Covid-19 po përhapet në mbarë botën, reagon OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një variant i ri i Covid-19 është cilësuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar si i ulët.

Varianti, i njohur si EG.5 ose “Eris”, lidhet me një nënvariant të Omicron të njohur si XBB.1.9.2 dhe po përhapet globalisht, përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën dhe SHBA-në.

Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik nga EG.5 vlerësohet si i ulët në nivel global.

Deri më sot, nuk ka pasur ndryshime në ashpërsinë e sëmundjes.

“Ndoshta do të shkaktojë më shumë raste infektimesh dhe të gjitha problemeve që sjell kjo gjë, si më shumë shtrime në spital ose Covid të zgjaturpor nuk ka asnjë arsye për momentin që të mendohet se do të jetë më keq se valët e mëparshme të këtij viti,” tha Christina Pager, një profesoreshë në University College London.

“Vaksinimi mbetet mbrojtja jonë më e mirë kundër valëve të ardhshme të Covid-19, kështu që është e rëndësishme që njerëzit të bëjnë të gjitha dozat sa më shpejt të jetë e mundur.”/ S.M

Të fundit

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar...

Tirana zgjedh trajnerin e ri, një beratas merr timonin e bardhebluve!

Vangjel Mile është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV