BE: “Kosova në drejtimin e duhur, të gatshëm të sanksionojmë edhe Serbinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian vlerëson nismat e qeverisë së Kosovës për të ulur tensionët në komunat me shumicë serbe, por kërkon hapa të tjera shtesë, deri në plotësimin e kushteve të vendosura. Nga ana tjetër BE “kërcënon” se sanksionet mund të vendosen ndaj serbisë, pasi aktualisht nuk po bën asgjë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Bashkimi Evropian tha të enjten se qeveria e Kosovës duhet të hedhë hapa shtesë për uljen e tensioneve në komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe se blloku është i gatshëm të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë nëse ajo nuk ndërmerr veprime në këtë drejtim. Duke komentuar letrën që dhjetëra ligjvënës euro-perëndimorë u dërguan zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i bllokut Peter Stano, tha se politikën e jashtme të Bashkimit Evropian e përcaktojnë vendet anëtare të tij.

“E tëra që mund të them sa i takon kësaj çështjeje të ngritur nga 56 nënshkrues, parlamentarë nga disa vende anëtare dhe disa vende të treta, është se politikat e Bashkimit Evropian vendosen njëzëri nga 27 vendet anëtare, siç është e përcaktuar dhe siç kërkohet nga vet qeveritë e tyre. Kemi mijëra e mijëra parlamentarë në Bashkimin Evropian kështu që pozicioni dhe veprimet e Bashkimit Evropian rreth politikës së jashtme përcaktohen unanimisht nga vendimet e 27 qeverive”, tha zoti Stano. Letra e nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komisioneve për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë kërkon diplomaci parandaluese, baraspeshë dhe mospërsëritje të gabimeve të së kaluarës, ndërsa thekson mungesën e trysnisë ndaj Serbisë pas tensioneve në veri të Kosovës.

 

Zoti Stano tha se qasja e Bashkimit Evropian është e paanshme. “Ajo që kemi bërë më së fundi në dritën e përshkallëzimeve që ndodhën është vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim”, tha zoti Stano duke theksuar se “nëse vendet anëtare kërkojnë diçka të tillë ne do të vendosim masat e nevojshme edhe kundër Serbisë nëse pra këto vende anëtare vlerësojnë se në kushtet dhe kontekstin aktual të krizës së fundit Serbia nuk po bën asgjë për të ulur tensionet”, tha ai.

Lexo edhe :  Zbulime të rëndësishme në Itali, gërmimet nxjerrin në dritë objekte të rëndësishme fetare

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje. Zëdhënësi Stano nënvizoi sot se të gjitha masat janë të kthyeshme dhe varen nga mënyra se si Prishtina e Beogradi i qasen shtensionimit dhe kthimit në procesin e rregullt të bisedimeve.

Pas një pajtimi të arritur me 10 korrik në Bratislavë në një takim ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, policia e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e saj në dhe rreth ndërtesave të komunave në veri. Qeveria e Kosovës është vënë në përpjekje për të siguruar bazën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve, duke hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes një peticioni. Në një përgjigje dhënë Zërit të Amerikës nëpërmjet postës elektronike Bashkimi Evropian tha se e mirëpret njoftimin e fundit të qeverisë së Kosovës për një ulje të pranisë policore brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. “Këta janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, thuhet në përgjigje./VOA

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV