Emigrantët rikthejnë Covid-19 në Shqipëri/ Ja qarku ku janë konfirmuar rastet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid-19 është rikthyer në vendin tonë, teksa në qarkun Fier janë konfirmuar rastet e para. Brenda dy ditëve të fundit në Fier, Patos e Roskovec janë zbuluar 20 raste me Covid.

Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi është shprehur se situata e rritjes së rasteve me Covid në Fier është shkak i fluksit në rritje të emigrantëve.

Duke marrë parasysh këtë situatë është rritur edhe kryerja e testimeve. Për drejtuesin e Kujdesit Shëndetësor në Fier pavarësisht se kemi raste të shtuara me Covid, gjendja shëndetësore e pacientëve ka pasur simptoma të lehta pa rrezik për jetën.

“Kemi raste të shtuara, aktualisht kemi 20 raste pozitive, në krahasim me javën e kaluar janë dyfishuar. Femijët nën tre muajsh transportohen në Tiranë, ndërsa ata mbi ter muaj në shtëpi, në varësi të rasteve.“- tha Arber Arapi.

Por rastet me covid janë shfaqur edhe tek fëmijët. Në këto ditë të Gushtit është regjistruar edhe një numër i lartë vizitash dhe shtrime të fëmijëve në spital nga virozat e stinës. Sipas mjekes pediatre Anila Muka shkak i fluksit të rritur të fëmijëve të sëmurë janë virozat si dhe Covid.

Vetëm në 24 orë numri i vizitave shkon në mbi 85 fëmijë dhe mbi 20 shtrime në spital. Numrin më të lartë të fëmijëve të sëmurë e përbëjnë fëmijet e emigrantëve, ndërsa shenjat që shfaqin pacientët e vegjël janë temperatura e lartë si dhe çrregullime të aparatit të tretjes.

“Rastet në këtë periudhë i shton fluksi dhe ardhja e emigrantëve, janë kryesisht me të vjella, pickime alergji plus kemi dhe raste me Covid.”-tha Anila mukaj pediatre./ S.M

Të fundit

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Lajme të tjera

Web TV