“Asnjë pikë alkool”/ Studiuesit: Edhe sasia e vogël dëmton shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët italianë, një gotë e vogël me verë për çdo natë mund të jetë e mjaftueshme për të rrezikuar në goditje në zemër dhe në tru.

Hulumtuesit në Universitetin e Modenas dhe Reggio Emilias krahasuan të dhënat e shtypjes së gjakut të më shumë se 20 mijë njerëzve, të cilët ishin bërë pjesë e studimit për katër vite.

Ekspertët zbuluan se edhe konsumimi i një sasive të vogël të alkoolit përditë është i mjaftueshëm për të rritur në shkallë të konsiderueshme tensionin e gjakut, raporton “Daily Mail”.

Vullnetarët, që konsumuan mesatarisht nga 12 gramë alkool në ditë, patën tension të gjakut për 1.25mmHG më të lartë se ata që nuk kishin konsumuar alkool.

Kjo sasi e alkoolit është e barabartë me atë që ndodhet në një gotë të vogël me verë ose në një shishe 330-mililitërshe të birrës.

Ndërkohë, ata të cilët kishin konsumuar katërfishin e sasisë prej 12-gramësh, patën rritje të shtypjes së gjakut për 4,9mmHG.

Dr. Marco Vinceti, njëri nga hulumtuesit, tha se nuk kishin gjetur efekte dobiprurëse te të rriturit që kishin pirë nivel më të ulët alkooli në krahasim me ata që nuk kishin pirë alkool.”

Vinceti tha se ekipi i tij ishte “disi i befasuar”, kur kuptoi se edhe niveli i ulët i alkoolit ishte i lidhur me ndryshimin e tensionit të lartë të gjakut. “Alkooli sigurisht nuk është nxitësi i vetëm i rritjes së tensionit të gjakut. Megjithatë, rezultatet tona konfirmojnë se ai kontribuon në një mënyrë kuptimplote”, shtoi hulumtuesi italian./ S.M

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV