“Eris” po përhapet me ritme të shpejta/Shkencëtarët: Mund të përhapet më shumë në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid duket se ditët e fundit është rikthyer me një përhapje të shpejtë përsa i përket numrit të infektuarve në mbarë botën autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për përhapjen e nënvariantit të ri EG.5.1. (Eris) i llojit Omicron , i SARS-CoV-2, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e karakterizoi si një nënvariant me interes epidemiologjik.

Shkencëtarët po monitorojnë qarkullimin e tij në komunitet dhe zbulimi është se ai po rritet me një ritëm të shpejtë, ku deri më tani është përhapur në 51 vende.

Nga të dhënat e deritanishme, rreziku që paraqet Eris për shëndetin publik është i ulët. “Varianti Eris” na kujtoi se SARS-CoV-2, mutacionet dhe nënvariantet e tij janë këtu”, thekson për APE-MPE, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Spitalorë Athinë-Pireus (EINAP) Matina Pagonis.

Ndër të tjera ajo shprehet se nuk ka indikacione se shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme, pasi simptomat e saj janë të lehta dhe gjendja aktualisht është nën kontroll.

Ndër të tjera ajo rekomandon që personat që i përkasin grupeve vulnerabël (të moshuar, që vuajnë nga sëmundje themelore) të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e mbrojtjes personale, pasi janë në rrezik të madh nga rritja e qarkullimit të koronavirusit në komunitet.

Vjeshta duket se është dhe periudha më shqetësuese për shkencërarët të cilët mendojnë se mund të jetë dhe koha kur ky mutacion për shkak  të mbylljes së pushimeve verore dhe hapjes së shkollave mund të çojë në një përhapje më të madhe të këtij variant.

Incidenca globale e nënvariantit të ri është afërsisht 18% e rasteve. “Eris” tashmë përbën 20% të rasteve të identifikuara në Azi, 10% në Evropë dhe 7% në Amerikën e Veriut. Varianti i ri është tashmë varianti i dytë më i zakonshëm në MB, me 14%, dhe muajin e fundit rritja e këtij nënvarianti është shoqëruar me rritje të sëmundshmërisë në komunitet. Në SHBA shkalla e rasteve pozitive është 17% dhe ka një rritje të rasteve, vizitave në urgjencë dhe spitale. Shkencëtarët raportojnë se aktualisht nuk ka asgjë që të sugjerojë se ky lloj i veçantë po nxit këto rritje.

Lexo edhe :  Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Simptomat e shkaktuara nga “Eris” janë :

* Rrjedhje nga hunda

* Dhimbje koke

* Lodhje (e lehte ose e rende)

* Teshtitje

* Dhimbje fyti

* Ethet (nese eshte e pranishme), zgjat nje deri ne dy dite.

Ndër të tjera ekspertët shprehen se fatmirësisht deri më tani ky variant nuk shkakton simptoma serioze. Por gjithashtu bëhet thirrje nga autoritetet që qytetarët të jen ëtë kujdesshëm dhe të respektojnë masat kryesore të higjenës. / S.M

Të fundit

Çmenduri në plazh/ Vajzat kapen flokësh me njëra-tjetrën (Video)

Një përleshje masive është regjistruar në plazhin e Odesës së shkatërruar nga lufta në Ukrainë, kur dy vajza të...

Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë. Mesazhet...

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti...

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Lajme të tjera

Web TV