Ngjarja në Maliq/ Reagon Balla: Mirënjohje forcave të policisë për kryerjen e detyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes në Maliq, ku RENEA ka ekzekutuar 62-vjeçarin e armatosur që nuk pranoi të dorëzohej, si dhe hapi zjarr ndaj efektivëve.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, shprehet Balla./ S.M

 

 

Të fundit

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Lajme të tjera

Web TV