Betimit i erdhi skadenca/ Beleri pas hekurave: Jam i plagosur por fitimtar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa minutave e fundit të afatit për të bërë betimin po i vinte skadenca, Fredi Beleri i ka dërguar mesazh nga burgu mbështetësve të tij që mbajtën sot një protestë.

Kryebashkiaku i Himarës, prapa hekurave të qelisë, i ka dhënë forcë mbështetësve të tij, duke i thënë se edhe pse i plagosur është mirë e krenar që bashkë me ta është fitimtar.

Sipas tij arsyeja e vetme përse ai ndodhet në paraburgim është se ata që po mbajnë bashkinë duan të zaptojnë hapësirat publike e të vjedhin taksat e popullit.

Beleri është shprehur se ata që e mbajnë pas hekurave duan të minojnë bashkëjetesën e  komuniteteve të Himarës.

Fjala e Belerit: 

“Të nderuar himariotë e të nderuar miq, kanë kaluar tre muaj që populli i Himarës i tha jo regjimit, kanë kaluar 92 ditë që gjendem në paraburgim. Nuk ka kaluar asnjë minutë që nuk ju kam hequr nga mendja. Nuk ka kaluar asnjë çast që të moj ju ndjej pranë. Regjimi diktatorial kishte synim t’ju frikësojë. Ju në 14 maj nuk u frikësuat, atëherë nuk kam të drejtë të trembem as unë. Të dashur qytetarë, shpirti dhe zemra e himariotit nuk mund të burgoset. Drejtësia fiton gjithmonë, herë më shpejt e herë më vonë por gjithsesi fiton. Me 14 maj mbrojtëm të drejtat e të gjithë qytetarëve të bashkisë Himarë, shqiptar edhe grek. Akuza e pabazë qe qesharake, ndalimi im i ushtrimit të detyrës si kryebashkiak ishte i padrejtë, ne fituam jo vetëm zgjedhjet por diçka më të madhe, respektin e të gjithë qytetarëve demokratë në Shqipëri, u bëmë shpresa dhe frymëzimi. Ju e dini shumë mirë që ata që mbajnë sot në mënyrë të paligjshme bashkinë vjedhin pronat tuaja, zaptojnë hapësirat publike, shpërdorojnë taksat tuaja pa dallim në të gjithë fshatrat e Himarës, pa dallim etnik feje dhe ideje. Hajduti ngelet hajdut dhe këtë nuk e them vetëm unë. E shikoni dita ditës që ndërtesat pa leje mbijnë si kërpudha në territorin e HImarës, kjo është arsyeja e vetme që unë gjendem në paraburgim. Ka shumë shekuj që dy komunitetet bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe duket qartë kush është ai që do të minojë këtë bashkëjetesë. Njeriu më i kompleksuar në këtë vend mundohet t’i kompleksojë të gjithë qytetarët që gjoja ju që votuat koalicionin keni shitur interesin kombëtar, e kundërta ka ndodhur ju jen në anën e drejtë të historisë. Ju jeni qytetarë demokratë dhe kjo ju bën qytetarë të mirë. Ekskluzivitetin e patriotizmin nuk mund ta kenë qeveritarët, patronazhistët, bandat e sy tre gazetarë që paguhen nga pandat. Patriotët e vërtetë jeni ju, Himara jeni ju. Mos u shqetësoni për mua, jam mir se jam krenar për ju, sot mund të dukem i plagosur por jemi fitimtarë. Mos harroni kurrë që ata që mbajnë kokën lart historia i nderon, faleminderit për besimin dhe mbështetjen.

Fredi Beleri gjendet i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit.Veprimet hetimore speciale zbuluan se në prag të ditës se votimeve ai u përfshi në skemën e blerjes se votës, e cila kushtonte 5o euro secila. Paratë u paguan nga bashkëpunëtori i tij tek qytetari qe iu tha qe për këtë pune do të shpërblehej me 300 euro dhe gjykata deri më tani ja ka refuzuar Belerit kërkesën për tu betuar por edhe për të lënë qelinë.

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV