Fredi Beleri, një histori ku askush nuk ka të drejtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Edvin Kulluri

Cështja e Fredi Belerit nga një episod electoral është shndërruar në një lojë shahu përtej kufijve të bashkisë së  “arrnuar” Himarë. Ardhja e Kryetarit të Bashkisë Athinë në protestën e sotme, duket sikur u sfidua nga “zbarkimi” I Melonit në Vlorë dhe Tony Blair një natë më parë në Dhërmi. Po të ishim në 1914, ky bbom vizitash do ngjasonte si preludi i Luftës së Parë Botërore pa ushtarë por me Komandantë të Përgjithshëm. Një në bregdet, një tjerër në Vlorë e I treti si gjithnjë lëviz fijet në prapaskenë. Mungon vetëm një Selam Musa për ta shndërruar cështjen nga politike në nxjerrje dyfekësh, virtualë natyrisht. Pikërisht si Selami që hodhi italianët në det, por që në fakt u tërhoqën vetë sapo kuptuan se Shqipëria kishte një qeveri të sajën që do kontrollonte brigjet përballë Puglias dhe jo ndonjë fuqi tjetër e huaj.

Por ja që historia përsëritet në llojin e saj aq sa analogjitë qëndrojnë plotësisht. Pothuajse asnjëherë! E megjithatë Himara ka bërë lëmsh jo vetëm debatin politik në Shqipëri por edhe jashtë saj deri në Komisionin Evropian, ku Greqia kërcënon me bllokimin të negociatave Shqipëri-BE. Nën pretendimin se një minoritet linguistik mund të shndërrohet dhe në minoritet etnik, fqinjët  jugorë kanë marrë flamurin e mbrojtjes së të drejtave të himariotëve. Po sa qëndron kjo pandehmë?

Së pari duhet thënë se Himara përtej disa fshatrave e një pjese të popullsisë, nuk banohet nga grekë etnikë, me përjashtim të disa dhjetëra familjeve të shpërgulura nga përtej detit kohë më parë. Por qartazi nuk bëhet fjalë për minoritet etnik grek. Këtë e dijnë më mirë ata që prej shekujsh vishen, qajnë e këndojnë shqip në cdo fshat të krahinës së Himarës. Së dyti, cështja e mbrojtjes së pronave është një problem I madh dhe real, por jo vetëm në Himarë. Por meqë flasim për pjesën më cilesore të rivierës shqiptare, interesat janë të mëdha dhe prodhojnë zhurmë shurdhuese.  E kalvari I trajtimit skandaloz të të drejtës së pronës, ka bërë që zhurma të jetë më e madhe dhe pasojat akoma më të mëdha. E këtë cështje e Omonia dhe PD e shfrytëzuan shumë mirë duke mbrojtur një cështje të drejtë por përmes kandidatit të gabuar. Për shkak të të shkuarës së Belerit dhe artikulimit të tij në vite, s’duhej kandiduar sikur të ishte himarioti I fundit mbi tokë. Kjo rëndon ekskluzivisht mbi të djathtën. Një parti që pretendon të jetë patriotike por këtë herë për hesap të Greqisë. Por mesa duket Berisha ja ka marrë dorën mirë marrëzive këto vitet e fundit, e s’ka ndërmend të ndalet. Pa harruar që mëkatet e PD me pronën janë aty dhe nuk fshihen dot nga memoria me një fushatë elektorale.

Lexo edhe :  Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Në krahun tjetër qëndron Gjergji Goro me PS por jo vetëm. Pasi në prapaskenë qëndron arroganca e një mazhorance që u shërben një dyzine ndërtuesish të cilët pengojnë dukshëm zhvillimin e pronës private të trashëguar apo përfituar nga ligji 7501, përvec rasteve kur I blejnë e ndërtojnë vetë në to. Rastet e falsifikimeve në kufijtë e grabitjes janë me dhjetëra. E në këto kushte tu kërkosh himariotëve të sillen si patriot në Himarën që nuk është me e tyrja, është dicka që kërcet aq shumë saqë votues të shumtë tradicionalë të Partisë Socialiste votuan më shumë kundër qeverisë sesa për Belerin.

Por më keq akoma, mazhoranca mbart dhe një mëkat tjetër mbi supe për rastin Beleri, I cili qëndron I burgosur për blerje votash. Sa zyrtarë e kandidatë të mazhorancës janë arrestuar për blerjet industriale të votave që nga 2013 e këtej?  Hic! Asnjë! Dhe kjo shëmti e pabarizë para ligjit, e acaron akoma më shumë palën e Belerit, nga Athina në Himarë apo “kullën e Rithemelimit”.

E pra ky është një nga ato rastet tipike të paradoksit të mungesës së lirisë për të zgjedhur drejtë. Pasi të gjithë kanë votuar gabim, e njëkohësisht vijojnë të përplasen nga pozicione të gabuara. Rama me të tijët përdorin kartën patriotike që cënon një të drejtë natyrore të himariotëve, sic është e drejta e pronës, ndërsa Berisha mbron pronat e himariotëve duke cënuar parimin e djathtë të sovanitetit të Shqipërisë.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV