Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin.
Hoxha shprehet se protesta nuk është masive, ndërsa shton se pushuesit vijojnë plazhin duke mos u shqetësuar. Me ironi, Hoxha shkuan se kaq njerëz sa janë mbledhur i bën bashkë një mik i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës. Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri, dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij.
Reagimi i Artan Hoxhës:
Live nga shetitorja e Himares…
Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…
Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.
Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…
E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores: “Koha eshte e maskarenjeve, por Atdheu eshte i shqiptareve….”