Provimi për studentët e mjekësisë/ Nga 14-23 gusht, do përzgjidhen 400 maturantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 14 Gusht e deri më 23, maturantët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në universitetitn mjekësi e përgjithshme, do të kryejnë testin e informatizuar.

Janë 1813 maturantë, të cilët do të kryejnë provimin pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ata duhet të paraqitën 30 minuta para nisjes së tij, duke filluar që nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 14:30.

Gjithashtu, ata duhet të paguajnë një tarifë prej 5000 lekësh, për të qenë pjesë në provim.

Maturantët janë ndare ne grupe dhe janë përcaktuar oraret e testimit brenda të njëjtës ditë. Duke qenë se testimi zhvillohet online dhe pyetjet janë me alternativa. Nga 1813 maturantë që kanë aplikuar do të përzgjidhen rreth 400 studentë fitues, të cilët do të marrin përgjigjen brenda ditësh.

Ndërkohë që janë edhe kuotat për studentë nga diaspora dhe në total do të jenë 464 studentë që do të ndjekin vitin e parë në mjekësi.

Këtë vit maturantët që do të shpallen fitues, do të firmosin një kontratë, ku do të punojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Edhe ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, mund të  firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri ose do të duhet të paguajnë tarifë të plotë studimi./E.T

Të fundit

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Berisha: Ramiz Alinë e quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte shumë interesant

Sali Berisha sot ishte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët guxuan të futeshin brenda ambasadave...

Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një...

Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën "Petraq Shomo", dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Uniformat blu...

Lajme të tjera

Web TV